• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DOSJA E PROKURORISË/ Pse u shemb pallati 6 katësh në Durrës, pronari i bar kafes prishi strukturën mbajtëse
Home
Aktualitet
Drejtësi

ZBARDHET DOSJA E PROKURORISË/ Pse u shemb pallati 6 katësh në Durrës, pronari i bar kafes prishi strukturën mbajtëse

16 December, 2019 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Hetimet e prokurorisë për shembjen e godinave në Durrës çuan dy ditë më parë në arrestimin e 9 personave dhe shpalljen në kërkim të 8 të tjerëve. Ata akuzohen për akuza të rënda, si vrasje me dashje, vrasje në rrethana të tjera cilësuese, shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve.

Klan ka siguruar një pjesë të dosjes së prokurorisë së Durrësit, ku detajohen shkeljet e bëra nga ndërtues, zyrtarë të shtetit dhe investitorë. I tillë është rasti i shembjes së pallatit 6 katësh në lagjen 6 të Durrësit, ku në 26 Nëntor humbën jetën Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana.

Prokurorët thonë se nga hetimet ka rezultuar se shkak për shembjen e pallatit janë bërë ndërhyrjet në katin e parë, nga pronari i një bar kafeje, për të përfituar më shumë hapësirë.

“Nga hetimi rezulton se në katin e parë të ndërtesës është ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në vitin 2014, e në vazhdim nga i dyshuari Artur Terziu duke prishur strukturën e mureve mbajtëse, etj me qëllim përshtatjen e ambienteve për qëllime tregtare “Bar Kafe” të emërtuar “Barons” duke e lidhur shtesën pa leje, të kryer në të tre anët e këtij objekti. Po kështu për qëllime dhe në funksion të biznesit ai ka instaluar dhe 3 depozita uji voluminoze”.

Por shkeljet e pronarit të bar kafes që është ende në kërkim, janë legalizuar nga ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi.

“Nga sa më sipër rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Flamur Gjuzi në cilësinë e ish-drejtorit të ALUIZNI-t Durrës ka legalizuar në datë 17.05.2016 për objektin në kundërshtim me ligjin i cili dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.        

Edhe ish-kreu i ALUIZNI-t për Durrësin është në kërkim nga policia. Hetimet e prokurorisë janë përqendruar në të 7 ndërtesat e shembura, si: Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, hotel Vila Palma, pallati 6 katësh dhe banesa e familjes Lala. Nga rrënojat e tyre u nxorrën të pajetë 23 persona. Organi i akuzës thotë se hetimet vijojnë dhe se priten arrestime të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIFOZËT E MILANIT NË DELIR/ Boban: Ja SULMUESI që do ndryshoi “DJALLIN”
Previous article AKUZAT PËR FALSIFIKIM FORMULARËSH/ Caktohet data e seancës së parë të gjyqit për Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së

k.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT