• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U SHKRI PAS KRIJIMIT TË SPAK-ut/ Kryeprokurori takon stafin e Krimeve të Rënda: Ju futët Shqipërinë në NATO
Home
Aktualitet
Drejtësi

U SHKRI PAS KRIJIMIT TË SPAK-ut/ Kryeprokurori takon stafin e Krimeve të Rënda: Ju futët Shqipërinë në NATO

16 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Kryeprokurori Olsian Çela mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një vizitë te Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka filluar transferimin e dosjeve te SPAK-u, pasi do të shkrihet.

Çela vlerësoi punën e prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku shërbeu për 17 vite duke e cilësuar si një prokurori suksesi, që ndryshoi imazhin e vendit dhe rriti besimin me partneret e huaj përsa i përket hetimit të krimit të organizuar. “Rezultatet e prokurorisë së Krimeve të Rënda sollën qëndrimin pozitiv të ndërkombëtarëve në raport me qasjen e tyre për futjen e Shqipërisë në NATO dhe organizma të tjera të BE” tha Çela.

Gjithashtu Kryeprokurori i ri, falenderoi të gjithë prokurorët që shërbyen në këtë prokurori dhe u uroi suksese atyre që do jenë pjesë e SPAK-ut, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno. Në fund të takimit Çela bëri dhe një foto të përbashkët me të gjithë trupën e prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Pas marrjes së detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela firmosi udhëzimin e parë që u kërkon prokurorëve të Krimeve të Rënda si dhe të prokurorëve të juridiksionit të përgjithshëm për të identifikuar, inventarizuar dhe transferuar dosjet, sipas kompetencës, në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TA MBYLLIN JETËN NË BURG"/ Berisha: Mbi Ilir Metën dhe Monikën rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit
Previous article MASA TË RREPTA NË TERREN/ Policia ushtron kontrolle masive për bllokimin e mjeteve piroteknike

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT