• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TA MBYLLIN JETËN NË BURG”/ Berisha: Mbi Ilir Metën dhe Monikën rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit
Home
Politikë

“DO TA MBYLLIN JETËN NË BURG”/ Berisha: Mbi Ilir Metën dhe Monikën rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit

16 December, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Sali Berisha sot është aleati më i madh politik i Ilir Metës.

Ata janë bërë të dy kundër reformës në drejtësi.

Por, jo gjithmonë kanë qenë kaq të afërt me njëri-tjetrin, pasi Ilir Meta e ka arrestuar Berishën kur ka qenë kryeministër, ndërsa ky i fundit ka hedhur akuza monstrueze ndaj ish-kreut të LSI-së, sot presidenti i vendit.

Berisha për Ilir Metën: Botuar në gazetën “Rilindja Demokratike” më 22 gusht 2001:

“Mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve…

Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.

Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të seksit, të fëmijëve, të drogës dhe të armëve. Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër trafiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar.

Ai është vrasësi dhe terroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e granatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që torturoi e burgosi qindra kundërshtarë politikë, është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet, korrupsionin e organizuar… Meta përfaqëson vrasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.

Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve.Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem. Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korruptuar, të autokracisë së krimit dhe korrupsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korruptuar të Metës dhe regjimit të tij.

Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KANALI I STAMBOLLIT"/ Megaprojekti që do të shmangë ngushticën e Bosforit
Previous article U SHKRI PAS KRIJIMIT TË SPAK-ut/ Kryeprokurori takon stafin e Krimeve të Rënda: Ju futët Shqipërinë në NATO

Delo.autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT