• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË VIJ ME ZAHON”/ Rama rikthehet tek familja Greku dhe tregon bisedën me vogëlushen e familjes
Home
Politikë

“DO TË VIJ ME ZAHON”/ Rama rikthehet tek familja Greku dhe tregon bisedën me vogëlushen e familjes

14 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte sërish në shtëpinë e re të familjes Greku, me origjinë nga Thumana, që është akomoduar te banesat sociale në Shkozë pas tragjedisë ku humbi tre anëtarë nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Në shtëpinë e re të familjes Greku, ku pas humbjes së pazëvendësueshme të Saimirit, Klodilda e Klejsa me besim e kurajo dhe me mbështetjen tonë të pakursyer do të vazhdojnë së bashku rrugën e jetës, duke e kujtuar gjithnjë babain e bashkëshortin që humbën në tragjedinë e 26 nëntorit”, shkruan Rama.

Surpriza e bukur ishte sërish takimi me mbesën e dy gjyshërve që ndërruan jetë nën rrënoja. Pëllumb Greku bashkë me gruan dhe djalin e tij humbën jetën nga shembja e pallatit në Thumanë. Kryefamiljari 57 vjeçar punonte si faturino prej vitesh në linjën e autobusëve Lezhë-Tiranë.

Tragjedia mund të ishte edhe më e madhe për këtë familje, pasi djali ishte i martuar dhe kishte dhe një fëmijë të mitur dhe ata jetonin në të njëjtin apartament tek pallati i shembur në Thumanë. Por për fatin e mirë një ditë para tërmetit nusja e djalit të ndjerë bashkë me vajzën e mitur kishin shkuar tek prindërit e saj në Dibër.

Biseda e kryeministrit Edi Rama në familjen Greku

Erion Veliaj: Tregoi pak xhaxhi Edit, cfarë të thanë te dyqani?
Vogëlushja: Që jam bërë e famshme…
Edi Rama: Tani je bërë e famshme…
Rama u dhuron dy kukulla fëmijëve: Një gjë e vogël, por Ana dhe Elsën (dy kukulla) po vijnë, rrugës
Edi Rama: Gjyshja ime, thoshte vdekja zgjedh, për një të keq merr pesë të mirë
Vogëlushja: Të mirën të ka thënë
Edi Rama: Kështu të thanë te dyqani i bukës
Erion Veliaj: Ajo është valutë
Edi Rama: Ne jemi në dispozicion për cdo gjë. Nuk ke cfarë i bën jetës që ikën, të tjerat do të përpiqemi të bëjmë cmos për të gjithë njerëzit që kanë marrë goditje, por kjo e juaja ishte e domosdoshme në këtë pjesë. Besoj që do i rregullojmë të gjithë, por duhet ta ndihmoni për punën
Erion Veliaj: Po patjetër.
Edi Rama: Janë ca familje te Bujqësori, që e kanë pasaportizimin në Kamëz, i thashë Rakipit të bëjë një vendim, ose mund të vijnë më pas të marrin qiranë në Tiranë. Ju ardhshim vetëm për të mirë dhe qofshin të këqijat vetëm me kaq.
Edi Rama: Po çfarë e ke këtë?!! Çfarë do të bëhesh ti?
Vogëlushja: Balerinë
Edi Rama: Jo, tjetër se balerinë është për qejf. Imagjino një balerinë dentiste
Erion Veliaj: Godinat 21-22 te Qytet Studenti po shikojmë të bëjmë një studim të thelluar për të parë nëse mbajnë apo jo. Nëse kostoja për ta riparuar shkon më e lartë, do ta fusim te projekti i ri. Për kampusin kalon javën tjetër me VKM, më pas do të shikojmë nëse 21-22 do ta kalojmë me KËf ose me kampusin.
Edi Rama: Do të bëhet kampusi i ri. Po punojmë që për ju….për ty dhe shokët e ty, që mos keni taksiratet e atyre që paguan borxhet e së kaluarës
Vogëlushja: Edhe po e bëmë te Zoti do të jemi prapë ne…
Edi Rama: Po nuk diskutohet, por kur të shkojmë ti themi cfarë të mirash kemi bërë, ca të mira, se është keq puna atje…
Vogëlushja: Edhe ty ka per te thene Zoti, të lumtë që i bëre ato gjëra, ai e di
Edi Rama: Nuk e di, duhet me bërë cmos.
Vogëlushja: Ai e di…ne ta kuptojmë kur të ikim lart cfarë do të thotë ty dhe kalajamve…
Edi Rama: Për ju ai, ju ka në dritë të syrit. Ju ruajti dhe ju mbrojti. Kur të rritesh duhet të bëhesh. Kur të shkosh te gjyshi të thuash ja erdha edhe…
Vogëlushja: Më e mira…
Edi Rama: Tani shiko këtu, por porosinë e kemi cuar, dhe Ana me Elsën (dy kukulla) janë rrugës
Vogëlushja: Rri edhe një cikë, se pak ndenje
Edi Rama: Do të vij prapë, ta kam thënë fjalën, jemi edhe komshinj. Do të vij ndonjë ditë me Zahon
Vogëlushja: Pse nuk erdhi ai
Edi Rama: Është i zënë shumë, ka punë, si puna jote, rri e jep opinione.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI "I HA KOKËN" TRAJNERIT TË PARTIZANIT/ Shkarkohet Franko Lerda
Previous article NUK HUMB KOHË/ Boris Johnson: Javën që vjen fillojmë me procesin e daljes së Britanisë nga BE

F.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT