• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK HUMB KOHË/ Boris Johnson: Javën që vjen fillojmë me procesin e daljes së Britanisë nga BE
Home
Botë

NUK HUMB KOHË/ Boris Johnson: Javën që vjen fillojmë me procesin e daljes së Britanisë nga BE

14 December, 2019 k.autor Botë

Kryeministri britanik Boris Johnson vizitoi pjesën veriore të Anglisë të shtunën për takime me ligjvënësit e sapozgjedhur të Partisë Konvervatore, zonë që njihet edhe si zemra e klasës punëtore që i ktheu shpinën Partisë Laburiste duke kontribuar në fitoren e zotit Johnson.

Pas fitores historike, Johnson është i vendosur që të fillojë javën që vjen procesin për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian deri në afatin e caktuar me 31 janar. Kryeministri Johnson shprehu mirënjohje për besimin që pjesa veriore e vendit i dha atij përmes votës.

“Dua që populli i pjesës Verilindore ta dijë që konservatorët e vlerësojnë besimin që na keni dhënë. Si kryeministër do të bëj gjithçka që të reflektojë besimin tuaj. …. A do të realizojmë Brexit-in? A e mbështesni këtë marrëveshje? ”

Pasi të kapërcejë pengesën tre vjeçare në parlament, Kryeministri Johnson duhet të sigurojë një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian deri nga fundi i vitit 2020.

Suksesi i zotit Johnson vjen pjesërisht si rezultat i ndryshimit të prirjeve të shtresës që zakonisht ka mbështetur Partinë Laburiste në pjesën veriore të Anglisë, duke votuar për Partinë Konservatore si rezultat i premtimeve për të arritur daljen nga Bashkimi Evropian.

“Ne jemi shërbyesit e popullit. Detyra jonë është t’u shërbejmë njerëzve të këtij vendi dhe të realizojmë përparësitë tona që përputhen me përparësitë që ka populli. Kjo është dalja nga Bashkimi Evropian. Do të realizojmë synimet tona për kujdesin shëndetësor, arsimin, sigurinë dhe një të ardhme më të mirë për vendin tonë.”

Gjatë referendumit të vitit 2016, shumë prej këtyre komuniteteve votuan për daljen nga Bashkimi Evropian si rezultat i shqetësimeve se ishin lënë pas dore nga qeveria qendrore dhe ndikimit të emigrantëve në vendet e punës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË VIJ ME ZAHON"/ Rama rikthehet tek familja Greku dhe tregon bisedën me vogëlushen e familjes
Previous article "TRADITË QË MË 1914"/ Fshati i vogël "ndizet" nga atmosfera e "mrekullueshme" e festave të fundvitit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë Botë

KËRCËNON ME HAKMARRJE NDAJ UKRAINËS/ Putin: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa Botë

SHBA-KANADA/ Lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT