Puna që po bëjnë instancat shtetërore për evidentimin e dëmeve dhe strehimin e banorëve të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit vijon të komentohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Partia Demokratike si edhe përmes artikujve të sponsorizuar prej saj për të hedhur baltë mbi mënyrën se si po menaxhohet situata.
Pak orë më parë portali ynë publikoi një lajm që hidhte poshtë pretendimet e Partisë Demokratike dhe abuzimin që bëhej prej kësaj force politike duke përdorur persona të caktuar të cilët me zë e figurë ankoheshin se nuk kishin marrë ndihma.
Një tjetër rast është edhe akuza e ngritur nga një portal pranë PD-së i cili aludon se Kryetari i Partisë Socialiste në Manzë së bashku me dy familjarë të tij kanë abuzuar me bonusin e qirasë pasi sipas shkrimit të publikuar atyre u takonte një bonus qiraje dhe jo tre.
Mirëpo verifikimet në terren dëshmojnë krejt të kundërtën.
Drejtoria e Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit bën me dije se shtetasit Armand, Hysni dhe Murat Basha janë futur në listën e familjeve të prekura nga tërmeti pasi shtëpia e tyre ka pësuar dëme të pariparueshme. Për këtë ishte vetë kreu i PS në Radë të Manzës që publikoi fotot të cilat do i servirim më poshtë.
Një tjetër pretendim i shkrimit është se personat kishin një shtëpi dhe jo tre prandaj nuk mund të marrin të tre bonus qeraje.
Mirëpo, po sipas burimeve zyrtare të Drejtoris së Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit saktësohet se familjet jetonin të ndara sipas kateve, pra veç e veç secila.
Informacioni i plotë i Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit:
Armand Hysni Basha, Hysni Murat Basha dhe Murat Asllan Basha jane ne listen paraprake te miratuar me VKB 643 dt 10.12.2019 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne VKM 641 dt7.12.2019 Per miratimin e listes paraprake te familjeve te prekura nga termeti i dates 26.11.2019, te cilat do te perfitojne nga subvencionimi i qerase.
Nga verifikimi ne terren rezulton se banesa ku ka qene strehuar kjo familje perpara termetit dates 26.11.2019 ishte 2 kate dhe papafingo, dhe familjet jetonin te ndara sipas kateve.
Akt konstatimi per kete objektin 2 katësh dhe papafingo, i bere me dt 5.12.2019 shprehet:
Ne muret mbajtes dhe ne kolona ka demtime te renda dhe muret ndarese kane rene.
Objekti duhet te shembet.
Sa me siper, qytetareve i lind e drejta te aplikojne prane bashkise per perfitimin e bonusit deri ne nje zgjidhje perfundimtare per strehimin e tyre.
***
Z.Armand Hysni Basha, ka depozituar kerkese per bonus qeraje, vërtetimin e njësisë administrative Manëz datë 04.12.2019 sipas së cilit vërtetohet se ka në përbërje familjare 4 anëtarë dhe banesa e së cilit është shpallur e pabanueshme. Gjithashtu nga sistemi e-albania rezulton në çertifikatë familjare me 4 anëtarë datë 06.12.2019.
Z. Hysni Murat Basha ka depozituar kerkese per bonus qeraje, vërtetimin e njësisë administrative Manëz datë 05.12.2019 sipas së cilit vërtetohet se ka në përbërje familjare 4 anëtarë dhe banesa e së cilit është shpallur e pabanueshme. Gjithashtu nga sistemi e-albania rezulton në çertifikatë familjare me 5 anëtarë datë 06.12.2019.
Z.Murat Asllan Basha ka depozituar kerkese per bonus qeraje, vërtetimin e njësisë administrative Manëz datë 07.12.2019 sipas së cilit vërtetohet se ka në përbërje familjare 1 anëtarë dhe banesa e së cilit është shpallur e pabanueshme. Gjithashtu nga sistemi e-albania rezulton në çertifikatë familjare me 1 anëtarë datë 07.12.2019.
Duke qene se listat jane paraprake, ne dosjet e aplikanteve mungon kontrata e qerase, I cili eshte document I nevojshem per vijimin e perfitimit te procedures se bonusit. Me plotesimin e dokumentacionit dhe strehimin e familjes ne banese me qera do vijoje me tej procedura e parashikuar me lart. (Lexo.al)




