• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI/ Veliaj: Bonus qiraje për të gjitha familjet që jetonin në konviktet e Qytetit Studenti! Do ndërtojmë lagje të re në Shkozë
Home
Politikë

TËRMETI/ Veliaj: Bonus qiraje për të gjitha familjet që jetonin në konviktet e Qytetit Studenti! Do ndërtojmë lagje të re në Shkozë

11 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Familja Gjergo është nga familjet që prej disa vitesh jetonin në ambientet e konviktit 15 në Qytetin Studenti. Por, amortizimi dhe tërmeti i 26 nëntorit bëri që kjo godinë të shpallej e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, ndërsa Bashkia e Tiranës vendosi t’i trajtojë si të gjithë familjet e tjera të prekura nga tërmeti, me bonus qiraje me vlerën e tregut. Sot 4 pjesëtarët e kësaj familje, falë mbështetjes me bonus qiraje, janë akomoduar në një apartament të ri me kushte komode pranë shkollës “1 maji”, në zonën e “Ali Demit” në Njësinë 2.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e familjes së Pëllumb Gjergos, ku theksoi se kushtet e jetesës janë shumë herë më të mira në krahasim me ato që ofronte një godinë që ishte ndërtuar për studentët dhe jo për ambient familjar. “Sot jemi më mirë se ç’ishim në konvikt. Vetëm ideja që ke një shtëpi që është e jotja, me qira të paguar, që nuk ke tualet të përbashkët, që nuk ke hy e dil me lloj-lloj njerëzish, por je pjesë e një komuniteti dinjitoz, unë them se tani jemi më mirë”, tha kryetari Veliaj.

Më tej, ai shtoi se të gjitha familjet që janë zhvendosur nga godina 15, por edhe dy godinat e tjera që gjithashtu janë konsideruar të pabanueshme, do të strehohen në shtëpi me qira. “Edhe për pjesën tjetër do vazhdojmë me të njëjtin trajtim, pra nëse do u japim të gjithëve apartamente, do vazhdojmë të njëjtin trajtim edhe për ju që erdhët nga konviktet, sepse duhet zgjidhur njëherë e mirë. Çështja është që ne i besojmë më shumë këtyre legjendave urbane se sa i besojmë shtetit. Pra, dëgjoj histori që njerëzit i sajojnë më shumë për të mbajtur veten me gajret sesa të bazuar në një fakte, kurse ajo që është fakt dhe u bë realitet është: u aprovuan qiratë, ja ku jemi me qiratë! Nesër do aprovojmë apartamentet, do jemi në një apartament që o do blihet o do rindërtohet”, shtoi Veliaj.

Ndërkaq, Pëllumb Gjergo falenderoi Bashkinë e Tiranës për menaxhimin e situatës dhe përkrahjen e dhënë, ndërsa theksoi se jetesa në konvikt ishte bërë e vështirë për shkak të kushteve të këqija. “Aty ka qenë një ligjshmëri në gjithë këtë paligjshmërinë e madhe; paguanim atë qiranë shtetit, por ishim të paligjshëm, sepse ishim pjesë e një ndërtese që nuk ishte funksionale, kishte humbur destinacionin e vet që nga ’90. Secili në atë memorien e tij e kishte fiksuar që kjo është e imja dhe që dikur do privatizohet. Faleminderit ju, sepse kjo traumë që kemi pësuar ne, pa një menaxhim të shpejtë, që ne e kemi prekur, unë të paktën e kam prekur, që jam shumë me pretendime, por e shoh që menaxhimi ka qenë në mos perfekt, ai i duhuri”, u shpreh Gjergo.

Veliaj informoi familjen Gjergo se tashmë për të gjitha familjet që do të zhvendosen nga godinat e Qytet Studentit apo ato që i janë dëmtuar shtëpitë në zonën e Kinsostudios do të ndërtohet një lagje krejtësisht e re në zonën e Shkozës. “Ne kemi konceptuar sesi këtu te “Autotraktorët” të bëjmë një lagje të re. E gjithë zona e atyre që dalin pa banesa në Kinostudio, në Qytetin Studenti, është edhe pika më e afërt. Ai është një vend ideal që kryeministri e ka me shumë merak që të gjejmë edhe një arkitekt ndërkombëtar dhe që njerëzit të mos thonë po shkojmë në një geto, por një gjë që është bërë me shije, me planimetri, me infrastrukturë. Atje kalon Unaza e madhe, pra aty është edhe rrethrrotullimi i Unazës. Nuk është e largët dita kur njerëzit do luten të shkojnë te këto lagjet e reja. Për të gjitha këto arsye, them që bëmë një vendim të mirë, dua të të falenderoj shumë për bashkëpunimin”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITET TË DHUROJNË SPEKTAKËL NË "AIR ALBANIA"/ "Tirana Fanatics" gati për derbin: Ne do të jemi aty për...
Previous article "NUK JAM I SHQETËSUAR PËR "EL CLASICON"/ Flet Zidane: Nuk mendoj se Hazard ka nevojë për...

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT