• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SIKUR E KISHTE PARANDJERË VDEKJEN”/ Babai i Xhesikës mbledh kujtimet e fundit, pallati që “i rrëmbeu” vajzën pret shembjen (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“SIKUR E KISHTE PARANDJERË VDEKJEN”/ Babai i Xhesikës mbledh kujtimet e fundit, pallati që “i rrëmbeu” vajzën pret shembjen (VIDEO)

11 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Lëkundjet e errëta të 26 nëntorit zgjuan njerëzit nga gjumi. Frika, nxori jashtë shtëpive mes mijëra shqiptarëve edhe Xhesika Biqikun.

 

Teksa dilte, në terr tullat e pallatit goditën në kokë 20 vjeçaren. Jeta e parë e humbur nga tërmeti në Tiranë.

 

“Unë u pengova kur e kisha përdore dhe rashë te balta, shpirti im ishte këtu… e mora gërthita”, thotë babai i Xhesikës.

Jemi brenda pallatit ku jetonte Xhesika Biqiku. Në faqet e murit shkruhet Xhesika, Xhesika, por edhe shkronjat do shemben në këtë pallat të pabanueshëm. Porta 22 hapet nga Ilija, që përpiqet të ruajë fort kujtimet e mbetura nga vajza e tij.

xh

“Këtu kam një fotografi të Xhesit ja ta shikoni… ka dalë para ca kohësh. Këtu është Sabina , ndërsa këtu Xhesika, ishte 18 vjeç këtu. Të dyja vajzat i mbaj këtu . Xhesika është më e vogla, ndërsa Sabina më e madhja.. në mars të 2000.. mezi I kam rritur”, thotë ai.

Ilija ishte shumë i lidhur me Xhesin, vajzën e vogël. Në çdo cast brenda shtëpisë I vijnë në mend momentet e tmerrit.

“Unë flija këtu, Xhesi ja te divani tjetër. Të dy dolëm të parët….(qan)”,tregon ai më tej.

Pas tërmetit të shtatorit, ka shkruar për punët e zotit. O zot na mbro nga tërmetet… sikur e kishte ndjerë… sikur e kishte ndjerë vdekjen”.

xhesika

Dy femrat e tjera të shtëpisë po kurohen në spital. Ndërsa i vetëm, Ilija trazon kujtesën me kohën kur e bija ishte në shtëpi.

E gjërat e saj i ka paketuar për t’i marr në banesën e re ku familja Biqiku do të jetojë, pa Xhesikën./TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHIFENI, ALAMET KINGU ËSHTË!" Rama takon moshatarin e tij rom në Laç: Unë ju du’ më shumë se të gjithë (VIDEO)
Previous article DIALOGU/ Vuçiç: Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis me Kosovën

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT