• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E GRUPIT KRIMINAL/ Detaje për 3 të arrestuarit nga RENEA në Shijak. Aksion edhe në Itali, 18 masa sigurie
Home
Aktualitet
Kronikë

PJESË E GRUPIT KRIMINAL/ Detaje për 3 të arrestuarit nga RENEA në Shijak. Aksion edhe në Itali, 18 masa sigurie

9 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia zbardh detaje nga operacioni policor ndërkombëtar “ROMANO 2017″, qe coi ne pranga tre shtetas ne Shikaj, te cilet ishin ne kerkim per llogari te drejtesise italiane.

Operacioni u be nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe FNSH-në, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interforcës italiane në Shqipëri.

Sipas policise u lokalizuan, kapen dhe arrestuan me qëllim ekstradimi tre shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, ne nje operacion qe u zhvillua në të njëjtën kohë në Durrës dhe në Itali.

NJOFTIMI 

Gjatë operacionit janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe për njërin është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta që Policia e Shtetit zhvillon me homologët për goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ana e Seksionit per Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, FNSH-në dhe Komisariatin e Policisë Durrës, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interfocës italiane në Shqipëri, u finalizua me sukses Plan – Operacioni “ROMANO 2017”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

* F. M., 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.
• D. Ç., 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës.
• L. B. 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Roma se këta shtetas janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narotike”, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Operacioni është zhvilluar në të njëtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italinë e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave “Detyrim paraqitjeje” dhe një “Arrest në shtëpi”.

Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës.

Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.

Edhe gjatë këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me partnerët në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

renea arrestimrenea arrestim1renea arrestim2

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Aksident me vdekje në Sarandë, këmbësori i pret rrugën makinës (EMRI)
Previous article GODITJE E RËNDË PËR RUSINË/ Përjashtohet nga Botërori i 2020-ës

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT