• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHEMBJA E PALLATIT NË DURRËS/ Banori në lot: U dëmtua prej bizneseve në katin e parë (FOTO)
Home
Breaking News

SHEMBJA E PALLATIT NË DURRËS/ Banori në lot: U dëmtua prej bizneseve në katin e parë (FOTO)

9 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Pallati 5-katësh në Shkozet të Durrësit, i cili u shemb mesditën e djeshme me shpërthim të komanduar, ishte dëmtuar nga ngritja e bizneseve në katin e parë, përpara tërmetit të 26 nëntorit.

Pas tërmetit të 21 shtatorit, ekspertët kishin konstatuar dëmtime në themele dhe mure mbajtëse në këtë objekt, që kishin ardhur si pasojë e ndërhyrjeve në katin e parë për ta shndërruar në biznes. Krahas procesverbalit të lëshuar nga ekspertët e vlerësimit të dëmeve pas tërmetit të shtatorit, edhe banorët e këtij pallati thonë se më herët, këtij objekti i ishin shembur muret e katit të parë, për t’u përshtatur për dyqane.

Sipas tyre, objekti ishte dëmtuar përpara tërmetit të 21 shtatorit dhe se tërmeti i fundit e shkatërroi plotësisht. Basir Selita thotë se prej 40 vitesh jeton në këtë pallat, të cilin e ka fituar asokohe nëpërmjet bonifikimit.

“Kam 40 vite që jetoj në këtë pallat. Asokohe e kam fituar nëpërmjet bonifikimit. Ky pallat është ndër pallatet më të forta në të gjithë Durrësin. Por, ky pallat është dëmtuar nga bizneset e ndërtuara në katin e parë. Muret e katit të parë u shembën për t’u përshtatur në biznese. Kjo e ka dëmtuar pallatin në strukturë. Tërmeti e gjeti të gatshëm për ta rrëzuar”, shprehet me lot në sy Basir Selita pak çaste përpara se forcat e Xhenios të shtypnin butonin për të shembur me shpërthim të komanduar pallatin që ndodhej në lagjen 14, e njohur ndryshe si zona e Shkozetit.

Mësohet se nga aktkonstatimi që grupi i ekspertëve kreu pas tërmetit të 21 shtatorit, konstatoi dëmtime që kishin ardhur si pasojë e shembjeve të mureve mbajtëse të katit të parë, që ishte përshtatur për biznes. Konkretisht, ekspertët lëshuan këtë procesverbal:

“Nga ndërhyrjet në bazament që kanë bërë banorët, janë dëmtuar inkastrimet në tokë të themeleve, duke ulur aftësinë mbajtëse të tyre. Objekti aktualisht ka dy vende ku ka çeduar kohë më parë dhe tërmeti i datës 21 shtator ka bërë që muret e tullave mbajtëse si dhe B\a të pësojnë plasaritje, sidomos në këto pika”, shkruhej në procesverbalin e lëshuar nga ekspertët disa ditë pas tërmetit të datës 21 shtator.

Për Prokurorinë e Durrësit, e cila prej disa ditësh ka nisur hetime intensive, është një rast për t’u hetuar, pasi akt-konstatimi i ekspertëve thotë se është ndërhyrë në muret mbajtëse, çka ka bërë që themelet të ulin aftësinë mbajtëse. Pallati ishte shpallur me rrezikshmëri të lartë për sigurinë e banorëve, si dhe rrezik potencial edhe për ndërtesat e tjera pranë./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME 10 VITE E 6 MUAJ BURG PËR DROGË/ Kapet 45-vjeçari, pritet të ekstradohet drejt Italisë (EMRI)
Previous article FINLANDA ME KRYEMINISTRE TË RE/ Gruaja e tretë që drejton qeverinë, më e reja në historinë e vendit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe Aktualitet

DREJTONTE GRUPIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË KOKAINË/ Dënohet me burg 28-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person… Aktualitet

E RËNDË NË SHKODËR/ Përplasje me thikë brenda Poliklinikës, një person…

PËRPLASI PËR VDEKJE 7-VJEÇARIN NË ELBASAN/ Gjykata e Apelit lë në burg regjizorin Petri Bozo Aktualitet

PËRPLASI PËR VDEKJE 7-VJEÇARIN NË ELBASAN/ Gjykata e Apelit lë në burg regjizorin Petri Bozo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT