Universiteti i Durrësit, Aleksandër Moisiu, pas inspektimit të ambjenteve të tij nga specialistë shqiptarë dhe italianë, ka marrë vendimin që ditën e nesërme të rinisë procesin mësimor.
Së bashku me këtë vendim ditën e nesërme në Kampusin e ri të universitetit, në zonën e Spitallës, do të organizohet edhe një ceremoni nderimi pë 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.
Mësohet se në ceremoni do të marrin pjesë 51 vullnetarë në përkujtim të po aq viktimave. Bëhet me dije se ceremonia do të fillojë në orën 10:00.


