• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REPORTAZH/ Në fshatrat e Durrësit, banorët rrëfejnë përjetime dramatike të 26 nëntorit (VIDEO)
Home
Sociale

REPORTAZH/ Në fshatrat e Durrësit, banorët rrëfejnë përjetime dramatike të 26 nëntorit (VIDEO)

7 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mëngjesi i 26 nëntorit, ka për të mbetur gjatë në memorien e shqiptarëve. Ishte dita, kur 51 persona, fëmije, gra, burra e të moshuar nuk e panë diellin që lindi përsëri.

Sa ëndrra u ndërprenë në mes! Por ky termet përveç jetëveë mori, la pa shtëpi shume familje, të cilat, deri në atë moment, kishin një jetë që punon për të ndërtuar një shtëpi. Ata shprehen se tashmë duhet t’ia nisin nga e para.

Capture-23-764x450

Shumë fshatra, që deri para tërmetit nuk i njihnim apo nuk i kishim shkelur të gjithë, si Shetaj, Shkafane, Armathe, Gjuricaj, Manze, Ishëm, pamë  se aty varfëria bashkëjetonte me banorët. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tërmeti ua shkatërroi edhe atë pak gjë që kishin.

Sapo zbresim në fshatin Shetaj, takohemi me Zejdi Kaculin. Ai na rrëfen se një dite përpara tërmetit kishte pare një ëndërr të ri. Bashkëshortja e Zejdiut, Haxhire Kaculi, tregon përjetimet e saj për  mëngjesin e 26 nëntorit. Për Ndre Gjin Plakun, banorin tjetër të fshatit Shetaj, me profesion murator, e që këto dite është munduar që banoreveë zonës t’u riparojë dëmet, shprehet se zhurma që ka prodhuar, atë mëngjes toka, nuk i shqitet nga mendja.

Duke biseduar me banoret e fshatit Shetaj, ata me rrëfejnë historinë e familjes se Elida Rekes. Nenës 42-vjeçare te tre fëmijëve, tërmeti i 21 shtatorit, i shkaktoi dëme të mëdha, por askush nuk mori masa që asaj t’i gjendej një zgjidhje për shtëpinë e rrënuar. Ajo u detyruan të hynte përsëri në shtëpi. Elida na rrëfen se ka qene fat qe ajo se bashku me tre fëmijët dhe bashkëshorti kanë shpëtuar gjallë, sepse ajo çfarë ka mbetur nga shtëpia e tyre, pas 26 nëntorit, janë vetëm gërmadhat.

Për Xhumaje Kurtin, nenën 70-vjecare te fshatit Shkalle të Durrësit, pasojat e tërmetit janë të mëdha, pasi disa shtëpi janë shembur e te tjera janë bërë të pabanueshme, për shkak se kanë dëmtimeë strukturë. Një prej këtyre shtëpive të dëmtuara është edhe shtëpia e saj.

Beglie Isaku, nena 67-vjeçe, është e detyruar të qëndrojë në shtëpi pranë bashkëshortit të saj. Ai dergjet në shtrat i sëmurë, sepse është me dializë. Ai s’mundet të qëndrojë në kamp, as në çadrën që është ngritur përpara shtëpisë sepse bashkëshortja e tij thotë, se ai kërkon nje vend te ngrohte, e në çadër bën ftohtë dhe është lagështi. Shtëpia e tyre ka pësuar dëmtime, dhe ata rrezikojnë të qëndrojnë brenda, prej hallit.

Ndërsa Dylbere Luku, nena që ka rritur dy vajza jetime, shprehet se ajo çfarë kërkon është një çadër, ku ajo mund te qëndroje jashtë shtëpisë, disa ilaçe sepse vuan nga disa sëmundje dhe pak ushqime. Shkojmë në Fshatin Borc, aty ku kamera e Neës24 ishte pak dite pas tërmetit. Shtëpia ku qëndronin 3 familje, ka pësuar dëmtime të mëdha, c’ka e ka bërë atë të pajtueshme.

Kjo banese ka nevoje urgjente për t’u ndërhyrë për shkak se këtu jetojnë se bashku me prindërit 6 fëmijë të vegjël, me i vogli disa muajsh. Vuajnë mungesën e ushqimit, dhe të një vendi të ngrohtë.

Shume fshatraë Durrësit janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, e si pasojëë mbetur jashtë. Teksa po afron dimri, këto familje kanë nevoje të menjëhershme për një zgjidhje. Është e vështire t’i shpërngulesh nga banesat e tyre, edhe pse ato janë të shembura apo të dëmtuara, dikush se s’mund të lënë gjënë e gjallë, e dikush tjetër se nuk ikën dot nga vendi ku është rritur. Kjo është drama e banorëve të fshatrave të Durrësit, që ky Termet, u nguli akoma më shumë thikën në plagën e varfërisë. Dimri po afron, e këta banore s’mundet të qëndrojnë nëpër çadra, aty është shume ftohte dhe lagështirë, dhe fëmijët e vegjël e të moshuarit nuk mund ta përballojnë./BalkanWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U MPOSHTËN ME PËRMBYSJE NDAJ KUKËSIT/ "Fanaticsat" sulmojnë klubin: Trajneri Ahmataj vërtetoi se...
Previous article E PYETEN SE CILI E MERITON FITOREN NË ''KËNGA MAGJIKE''/ Përgjigjen e Soni Malaj nuk e prisnim!

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT