• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJENDJA EMERGJENTE NË TIRANË KA MBARUAR”/ Veliaj viziton familjen Hashani në banesën e re me bonus qiraje
Home
Politikë

“GJENDJA EMERGJENTE NË TIRANË KA MBARUAR”/ Veliaj viziton familjen Hashani në banesën e re me bonus qiraje

7 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vizituar mbrëmjen e sotme familjen prej pesë anëtarësh të Hysen Hashanit i cili përfitoi nga bonusi i qirasë për një vit që jep Bashkia e Tiranës.

Ky bonus qeraje jepet për këto familje deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për strehim.

Si të mos mjaftonin hallet dhe sëmundja që e mundon prej vitesh, Hysen Hashani bashkë me bashkëshorten, djalin, vajzën dhe nipin e tij do të mbeteshin prej tërmetit të 26 nëntorit edhe pa shtëpi. Pas strehimit të përkohshëm në një prej qendrave sociale të Bashkisë në Kombinat, ai është sistemuar sot në një banesë krejtësisht të re me të gjitha kushtet.

Veliaj theksoi se pas kapërcimit të fazës së parë emergjente, tani ka nisur puna për sistemimin e qytetarëve në banesa dhe rifillimin e punës për rindërtimin.

‘Iku më e keqja, ajo që ne kishim merak këtë javën e parë është që të kalojë kjo situata e emergjencës mos të ndihen njerëzit sikur janë në krizë non-stop, se tjetër gjë të të ndodhë tërmeti, tjetër gjë të kesh gjithë ditën tërmet, të të bëhet tërmet çdo ditë kur je jashtë shtëpisë’, tha ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se faza e emergjencës ka kaluar dhe tani edhe ato palestra shkollore që shërbyen në ditët e para si qendra sociale do të mbyllen. “Më rezulton që shumica i kanë gjetur banesat, pra mund të kenë mbetur tek – tuk ndonjë që do akomodohet nesër, por ne nesër do i mbyllim të gjitha këto palestra, sepse nuk dua që në Tiranë të ndihemi sikur jemi në luftë.

Për sa kohë që njerëzit u akomoduan në shtëpi, për çfarë ta mbajmë kot. Për sa kohë që te “Betim Muço” të gjithë njerëzit u rregulluan, te “Ismail Qemali” e mbyllëm që sot. Pra në momentin që po, u  prish godina Qytetin Studenti, more lekët, more dhe apartamentin, për çfarë të  vazhdojë kriza më?!”, deklaroi Veliaj.

Kryefamiljari falënderoi Bashkinë e Tiranës për gatishmërinë e treguar që në orët e para për t’i ndihmuar dhe për përkujdesjen e vazhdueshme edhe në ditët në vijim gjer në sistemin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I JASHTËZAKONSHËM/ Shikoni çfarë goli ka shënuar Messi ndaj Mallorcas (VIDEO)
Previous article ''KËNDO PËR TË NDËRTUAR''/ Shpallet fituesi i parë i finales së ''Kënga Magjike''

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT