• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SË BASHKU MUNDEMI”/ Senati italian, takim solidariteti për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit
Home
Politikë

“SË BASHKU MUNDEMI”/ Senati italian, takim solidariteti për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit

6 December, 2019 Delo.autor Politikë

Së bashku mundemi” është një takim solidariteti i zhvilluar në Senatin Italian, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në fazën e rindërtimit të zonave të dëmtuara nga tërmeti. Takimi i solidaritetit “Së bashku mundemi! Pas tërmetit të 26 nëntorit, Shqipëria kërkon ndihmë”, u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë në bashkëpunim me Grupin Parlamentar të Miqësisë Itali Shqipëri. Në takim morën pjesë përfaqësues të Diasporës së re shqiptare, personalitete arbëreshe si dhe përfaqësues të shtetit italian, të cilët theksuan nevojën për vëmendje, kujdes dhe vënie në dispozicion të ekspertizës së specializuar ndaj Shqipërisë.

Në takim ishin të pranishëm Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Bari e Milano. Takimi u përshëndet nga Deputetë e Senatorë të Parlamentit italian, autoritete italiane, përfaqësues të botës të biznesit dhe akademike, si dhe kryetarë shoqatash të Diasporës së re dhe personalitete arbëreshe. Gjithashtu, në takim morën pjesë, përfaqësues të shoqërisë civile italiane, arkitektë, inxhinierë, gazetarë dhe personalitete të spikatura nga rajonet e Italisë qendrore, të goditura nga tërmetet.

U manifestua qartë solidariteti i fuqishëm, afërsia e popullit dhe autoriteteve italiane me familjet e viktimave të goditura nga tërmeti. Njëkohësisht u theksua nevoja, vullneti dhe ndihma e pazëvendësueshme italiane për fazat e mëtejshme dhe rindërtimin. Në takimit u shënua se momentet që vijnë do të jenë edhe më të vështira dhe pikërisht në këtë fazë do të duhet më shumë se kurrë vëmendja, kujdesi, përvoja dhe ndihma vëllazërore.

Takimi në Senat u mbyll me mesazhin “Shqipëria dhe Italia janë edhe më afër ne këto momente tragjike, dhe deti që na ndan është kthyer në një det bashkimi e solidariteti”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HITI I 2020-ës/ Publikohet bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe Maitre Gims
Previous article IRONIA/ Shqipëria i vetmi vend Europian që refuzoi OSBE-në, sot merr drejtimin e saj për herë të parë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT