• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Doli i gjallë nga rrënojat dhe vdiq më pas, drejtori i spitalit të Traumës shpjegon pse humbi jetën Saimir Gregu (FOTO)
Home
Breaking News

TËRMETI/ Doli i gjallë nga rrënojat dhe vdiq më pas, drejtori i spitalit të Traumës shpjegon pse humbi jetën Saimir Gregu (FOTO)

6 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arben Zenelaj, Drejtor i spitalit të Traumës, ishte sot në studion “Abc-ja e Mëngjesit’ me Enkel Demin, ku diskutuan për situatën e tërmetit të 26 nëntorit.

Spitali i Traumës priti një numër të konsiderueshëm të pacientëve që mbetën të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit. Pikërisht për këtë foli mëngjesin e sotëm, Arben Zelaj, drejtori i spitalit të traumës, teksa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në ABCnews.

Zenelaj tregoi se pas tërmetit brenda një ore stafi i spitalit u dyfishua.

Ndërkohë, i pyetur nga Enkel Demi për rastin e Saimir Grekut i cili doli i gjallë nga rrënojat, por humbi jetën në spital, mjeku tha se kjo vjen nga dëmtimi i indeve.

Pjesë nga biseda në studio:

Kjo është e ndryshme për faktin se i gjithë stafi ishin të përfshirë vetë në këtë ngjarje, ishte një tërmet që na preku të gjithëve. Gatishmëria ka qenë e plotë që në momentin e parë. Brenda një ore stafi i spitalit është dyfishuar.

Ajo që të bën përshtypje, përveç njerëzve që patën trauma të forta kishte një dyndje të madhe njerëzish që ishin të frikësuar dhe ju nuk kthyet asnjë mbrapsht. Ku e gjenit kohën?

E vërtetë është që ajo ju thoni ne jo vetëm që nuk kthyen askënd por ofruam një shërbim maksimal për të gjithë, u krijuan disa urgjenca brenda minutave të para të ngjarjes. Në atë moment u dyfishua numri i shtretërve në urgjencë . Mund t’ju them edhe një detaj që askush nuk e ka konstatuar atë ditë. Ne diferencuam edhe familjarët e pacientëve që ishin më rëndë nga ata që ishin më lehtë. Ata që ishin më rëndë ne i mbajtëm më afër dhe shumë merreshin me qetësimin e familjarëve. Unë kam bërë dy dalje publike atë ditë.

Ne e kemi përjetuar shumë keq se e përjetuam me një gëzim të madh nxjerrjen nga rrënoja të Saimir Gregut dhe ai iku shpejt në spital, por humbi jetën. Pse vdes njeriu pasi ia del t’u mbijetojë rrënojave?Kryesisht pacientët që qendrojnë për një periudhë të gjatë nën pesha të rënda, mund tii rezistojë transportit, por ndryshimin në qeliza janë të parikuperushme, reagojnë indet e buta, nuk mjaftojnë vetëm thyerje, muskujt ligamentet që shkaktojnë dëmtime të tilla që reagojnë te veshkat. Reagojnë duke prodhuar toksina që bllokojnë funksionin e veshkave.

Ju i ndani emergjencat në bazë të ngjyrave, kjo besoj ishte ngjyrë e kuqe, ju bëheni aktivë?

Padiskutim.

Ne raportonim nga spitali dhe kishte edhe informacione nga spitali, ju nuk e bllokuat?

Jo nuk shtë bërë ashjë veprim, sigurisht duhet të ishim të kujdesshëm në dhënien e infmacionit. Duhet të ishim të kujdeshshëm që ata që vinin të ishin të përcaktura nga vinin.

Patët humbje njerëzore?

Patëm dy humbje njerëzore, që në momentet e para i përcaktuam se ishim pothuaj të pamundur për t’ja dalë. Përcaktuam edhe pacientet që mund të transportoheshin dhe ata që nuk do ia dilnin.

Transportimet si bëhen në raste të tilla?

Situatat emergjente bëjnë edhe veprime emergjente. Vërtet që nuk kishin dokumente, por  vinin më pas, e rëndësishme ishte shërbimi shëndetësor ndërmjet tyre.

A ju tha njeri falemenderit në fund të ditës?

Patjetër që na thanë, ka qenë kryemimistri, ministrja. Kemi edhe veprime që duhet t’i përmrësojme. Veç falenderimit ne kemi edhe anën tjetër që e shihim me një ndjenjë tjetër për të përmirësuar punën në të ardhmen./abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTATIVË VRASJEJE DHE FALSIFIKIM DOKUMENTASH/ Bie në pranga 35-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane
Previous article I KËRKUAR PËR VEPRA TË RËNDA/ Arrestohet në një lokal bashkë me djalin fieraku. Çfarë zbuloi policia gjatë kontrollit

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT