Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane është vënë në pranga në Vlorë. Bëhet fjalë për L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.
Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.


