• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dhunuan taksistin nga Durrësi, i marrin edhe automjetin. Shpallen në kërkim të dyshuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

Dhunuan taksistin nga Durrësi, i marrin edhe automjetin. Shpallen në kërkim të dyshuarit

24 December, 2017 g.autor Aktualitet, Kronikë

E marrin taksixhiun në Durrës për t’i çuar në Vlorë, por rrugës e dhunojnë dhe e lënë në mes të rrugës të gjakosur duke u marrë mjetin.

Dy persona që duket se janë identifikuar nga Policia, janë në kërkim.

Ka qenë vetë taksixhiu që ka lajmëruar policinë, pasi ishte lënë në mes të fshatrave Kërkovë dhe Bunavi.

Sipas të dhënave zyrtare, mbrëmjen e djeshme salla e Policisë së Vlorës ka marrë një njoftim se 48-vjeçari me inicialet B. E., banues në Durrës, (shofer taksie), kishte marrë pasagjer dy shtetas nga qyteti i Durrësit për në Vlorë. Por dy pasagjerët në afërsi të Levan-Fier e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit.

Autorët e kanë zbritur dhe lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip “Benz” dhe janë larguar. Taksisti me inicialet B. E., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet Policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli  me qëllim kapjen e autorëve. Për dokumentimin e plotë të ngjarjes po kryhen hetime të përbashkëta mes Drejtorisë së Policisë Vlorë, Fier dhe Durrës.

Gjithashtu po bashkëpunohet për kapjen e autorëve edhe me Policinë e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.

Për arsye hetimi nuk bëhen të ditur më tepër të dhëna. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË

“Më datë 23.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga shtetasi B.E., 48 vjeç, banues në Durrës, (shofer taksie), se kishte marrë pasagjer dy shtetas nga Durrësi për në Vlorë, të cilët në afërsi të Levan-Fier e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit.

Autorët e kanë zbritur dhe lenë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë, ku i kanë marrë mjetin tip Benz dhe janë larguar.

Shtetasi B.E., ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet Policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Për dokumentimin e plotë të ngjarjes po kryhen hetime të përbashkëta mes Drejtorisë së Policisë Vlorë, Fier dhe Durrës.

Gjithashtu po bashkëpunohet për kapjen e autorëve edhe me Policinë e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.

Për arsye hetimi nuk bëhen të ditur më tepër të dhëna.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.“/ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ngrohje Globale?! Akullnajat janë pothuajse dyfish në madhësi krahasuar me vjet
Previous article Edhe pse 100 vjeçe Maria punon si banakiere: Të rinjtë e sotëm ... (Foto)

g.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT