• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI I MORI TË BIRIN 7 VJEÇAR DHE NËNËN/ 43-vjeçari: Nuk e meritonin të vdisnin ashtu
Home
Breaking News

TËRMETI I MORI TË BIRIN 7 VJEÇAR DHE NËNËN/ 43-vjeçari: Nuk e meritonin të vdisnin ashtu

3 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ishte sezoni i ullinjve, koha kur 43-vjeçari Servet Vata merrte rrugën për Greqi. Punonte edhe në Thumanë, por paratë që fitonte ishin të pamjaftueshme për të mbajtur familjen e tij.

Një muaj më parë ai u nis sërish drejt Greqisë me shpresën se kur të kthehej në Thumanë do të festonte bashkë me nusen dhe 2 djemtë e tij vitin e ri. Por fati ishte shkruar ndryshe, 26 nëntori e ndau Servetin përgjithmonë nga djali 7-vjecar dhe nëna e tij e moshuar, e cila vdiq ndërsa kishte mbrojtur me trup nipin e saj, djalin tjetër të Servetit.

“Punova ca ditë, një muaj e ca dhe dëgjova këtë që ndodhi. në mëngjes u ngrita për punë dhe kur mori në telefon kështu ka ndodhur tragjedia, është shembur pallati. 

Mora në telefon të gjithë robt, më dilnin numrat e fikur të gjithë veç numri i nënës më doli një linjë, nuk përgjigjej njeri bjeri, bjeri dhe pastaj u përgjigjën nga morgu, e kishin çuar atje. Këtu punoj, 10 mijë lekë çfarë do bëj. 

Nuk kam ndenjur pa punë por nuk del asgjë. Nuk është e mjaftueshme. Edhe pleqtë kanë punuar, më kanë ndihmuar i kam ndihmuar, kemi ndihmuar njeri-tjetrin për me rrit ata fëmijë që prindërit e mi linin kokën për ata fëmijë. 

Nëna e ka shpëtuar djalin e madh, e ka mbrojtur, e ka dhënë jetën. Edhe unë të isha, të ikja unë veç fëmija të shpëtonte”, thotë për News 24 babai që ka humbur të birin dhe nënën.

43-vjecari kujton mes lotësh telefonatën e fundit me djalin 7 vjecar, të cilin e kishte marrë malli dhe kërkonte të atin afër vetes.

“Në orën 11 të darkës kam folur me ta, fola me nusen e me të gjithë. Me djalin fola, e puthja me anë të kamerës. Ishte mërzitur shumë. Nuk shkëputej nga unë, mërzitej shumë i thosha dhe një muaj e do vijë babi. Ai priste me padurim, thoshte është shumë një muaj. 

Kjo që ndodhi është shumë tragjike. Nuk e meritonin të vdisnin kështu. Shtëpitë ishin të vjetra. Dhe në korrik ishte e tmerrshme. Një muaj fjetën njerëzit jashtë. ishte verë, tani që i kapi i ftohti hajt të futemi brenda e të dalë ku të dalë”, thotë mes lotësh Serveti.

Banesa e Servet Vatës sot janë dyert e spitalit, aty ku qëndron ditë e natë pranë nuses dhe djalit të madh. Serveti fajëson veten se natën duke u gdhirë 26 nëntori nuk ishte pranë familjes së tij.

“Shtëpia ime është spitali që kur kam ardhur nga Greqia. Natën ikja në Thumanë deri në 1 të natës kur bëheshin punimet, që ishin duke kërkuar për viktimat. 

Pastaj vija këtu tek spitali, në mëngjes ikja prapë. Në Lezhë, ku të shkoj. Nuk kanë ku të më çojnë se kam të sëmurët këtu. Që me datë 26 në karrige.

Fajtor që nuk kam qenë tek shtëpia. Do i mbaja afër. O do dilnim nga banesa krejt ose do rrija në shtëpinë time. Nuk do shkoja në banesën e askujt. Këta kanë qenë në kat të parë. Kanë dalë në 3 të natës kur ka rënë tërmeti i parë dhe kanë shkuar jashtë.

Çuni i madh është trembur, ka pasur shumë frikë nga tërmeti, i dilte gjumi shpesh dhe në gjumë dridhej, ka pasur shumë frikë. Këta kanë dalë jashtë, ka qenë shumë ftohtë u ka thënë komshia hajdeni këtu në kat të parë dhe në qoftë se bie tërmet e kemi më afër, dalim më shpejt. 

Kur ka rënë tërmet ato kanë qenë aty, nuk e di se si. Janë turrur nëna, nusja dhe dy kalamajtë me dalë nga dera e ballkonit. Çuni i vogël ka ikur, ka shkuar nga korridori. Nëna ka mbajtur çunin e madh, çuni i vogël ka ikur, ka shkuar nga korridori që nuk kishte shpresa. Ato kanë qenë në të dalë, nuk u ka rënë gjithë pallati sipër”, tregoi babai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''ATA QË PARASHIKOJNË TËRMETE INJOROJINI''/ Tre sizmilogë të njohur britanikë shpjegojnë tërmetin e 26 nëntorit dhe çka pritet më pas
Previous article E NJOHUR NË INSTAGRAM E FACEBOOK/ Ngordh macja që e adhuronin miliona njerëz

k.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT