• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POST-TËRMETI/ “Fake News” dashakeqe që tentuan të krijonin PANIK në ditët e vështira të Shqipërisë dhe FOTOT që ngatërruan rrjetin
Home
Ekskluzive

POST-TËRMETI/ “Fake News” dashakeqe që tentuan të krijonin PANIK në ditët e vështira të Shqipërisë dhe FOTOT që ngatërruan rrjetin

2 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ashtu siç ndodhi pas tërmetit të 21 shtatorit kur në disa media online u shpërnda qëllimisht një lajm i rremë ku thuhej se një tërmet apokaliptik do të trondiste vendin dhe shumë prej qytetareve dolën jashtë, edhe tek tërmeti tragjik i 26 nëntorit pati jo një por shumë të tillave.

Nuk dihen qëllimet se përse dikush duhet ti bëjë keq qytetarëve që ndodheshin në momente të vështira, por që fatmirësisht u vërtetua shpejt e kundërta e tyre.

ALPEnews.al sjell si mëposhtë disa prej tyre

Një audio-fake në italisht, shkaktoi alarm në Durrës. Zëri i një burri që flet italishte të përsosur i bën të ditur një personi imagjinar i cili banon në Durrës se duhet të largohet nga katet e sipërme të banesave pasi do të vinte një tjeter tërmet i madh gjatë natës.

Tsunami. Po në Durrës, kur situata vijonte e rënduar u perhapen shpejt fjalët se qyteti do të perfshihej nga tsunami. U nevojit nderhyrja  e ekspertëve per të qetësuar zërat që sigurisht ishin të pavërteta pasi shanset që kjo të ndodh në Shqipëri janë thuajse zero.

“100 persona ne morgun e Tiranes”, ishte edhe “Fake News” i rëndë që burimin e kishte nga faqja “JOQ”. Adminsitratoret e kësaj të fundit u vunë nën hetim nga policia, për perhapje paniku. Informacioni ishte i pavërtetë.

“Po çahet bulevardi i Durrësit nga tërmeti”, ishte edhe “goditja” e radhës nga i njëjti portal JOQ. Në një lidhje live nga “Top Chanel”, gazetarja vërtetoi se e çara në Bulevard kishte muaj aty dhe nuk kishte ardhur nga tërmeti.

“Ikni se do shpërthejnë depozitat”. Një 25-vjeçare është vënë në prangat e policisë për shkak se në rrjetet sociale ka me anë të njoftimeve të rreme ka përhapur panik tek qytetarët.

Ja çfarë shkruante Xhulja Aliaj.

“Spitali i Durrësit ka dëmtime”. Ky keqinformim sipas kryeministrit Rama, solli edhe vdekjen e një personi.  I gjendur përballë kësaj situate, një prej familjarëve ka nxjerrë babanë nga spitalit pavarësisht insistimit të mjekëve. Siç tregon kreu i qeverisë, ai ka ndërruar jetë rrugës. “Kriminel” i quan Rama dhe jo media.

Fotot që “ngatërruan” rrjetin e që nuk janë në Shqipëri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPOZIMI I BASHËS/ Rama: Jemi në garë me kohën, eja të flasim në tavolinë
Previous article FORMA "BOMBASTIKE"/ Vajza e Maradonës “tërbon” fansat me veshjet intime (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT