Kur kanë kaluar 4 ditë nga tërmeti tragjik që mori dhjetëra jetë njerëzish, qindra familje vijojnë të mos kthehen në banesat e tyre, për shkak të dëmeve të mëdha që kanë pësuar por edhe nga frika për ndonjë lëkundje tjetër.
Data 26 nëntor nuk do harrohet kurrë nga çdo shqiptar ata që e ndjenë në trupin e tyre lëkundjet e tërmetit dhe ato që i panë nga mediat. Kjo tragjedi ka bëri jehonë në të gjithë botën dhe bëri që shtetet mike të Shqipërisë të na ndihmonin në këto ditë në nevojë.
Shtetet të cilat u kordinuan dhe shkelën në tokën shqiptare me ndihma dhe profesionistët për të ndihmuar ishin: Kosova, Zvicra, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Serbia, Turqia, Franca, Gjermania, Kroacia, Hungaria dhe Estonia./AlpeNews.al
/AlpeNews.al



