• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI/ Rama me banorët e Kasharit: Bëni Durim! Veliaj: Kemi shpërndarë 160 çadra dimërore
Home
Politikë

TËRMETI/ Rama me banorët e Kasharit: Bëni Durim! Veliaj: Kemi shpërndarë 160 çadra dimërore

1 December, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë qenë të pranishëm në Kashar për të parë nga afër banesat e prekura nga tërmeti.

Rama është pritur nga banorë të shumtë të zonës së Kasharit, ku u ka bërë thirrje që të bëjnë durim pasi të gjitha gjërat do të rregullohen me kalimin e kohës.

“Do ti rregullojmë të gjitha. Jemi mërzit pak por do t’i rregullojmë të gjitha” tha Rama

Ndërkohë në video shihet edhe një banesë e dëmtuar rëndë ku ka një çarje të madhe në kollonë. Këtë e ka vërejtur edhe kryeministri Rama i cili ka thënë se kjo është një çarje tipike që nuk ndërtohet dot më.

“Kjo është çarja tipike që nuk bëhet më” tha Rama, teksa shikonte çarjen e murit.

Ndërkohë kreu i bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se janë  ngritur 15 grupe pune që po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti në Tiranë. Sipas Veliaj 20 pallate janë nxjerrë të pabanueshëm dhe familjet janë evakuuar.

“Sot në Tiranë kemi bërë 15 grupe inxhinierësh. Me kolegët që keni sjellë ju nga jashtë që të marrin një opinion të dytë. Do të vëzhgohen të gjitha pallatet. Sigurisht që merr kohën e vet. Një pallat merr 1 orë e gjysmë 2 orë. 20 pallate kemi marrë vendimin për evakuim. Godinat në institut në Qytet Studenti. Në fshat kemi instaluar 160 çadra industriale me paketë dimërore. I kemi ndarë në dy kategori.  Kur ka tokë dhe bagëti, do tua ribëjmë shpinë atyre. Ndërsa për të tjerët do të bëjmë propozimin për të ardhur në Yzberisht psh, Ose e rindërtojmë këtu ose në Tiranë.” tha Veliaj.

Ndërsa Rama ka thënë se banorët duhet të zgjedhin vetë nëse do të jetojnë aty ku kanë qenë apo të bëhen me një shtëpi në Tiranë.

“Ata që se kanë tokën është vështirë për ta rindërtuar në tokë tjetër. Kështu që ne do ta bëjmë të gjithën. Duhet pak durim . Nuk është fundi i botës për një plasje. Rregullohen, por duan kohën e vet edhe ata. prandaj kemi marrë ekspertë të huaj. Me vulë e firmë.” shtoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK/ U dëmtua nga 26 nëntorit, nis shembja e kontrolluar e hotelit në Durrës
Previous article "DO DHUROJË TË GJITHA FITIMET..."/ Skënderbeu solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT