Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka qenë i pranishëm në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020 ndërsa e ka shfrytëzuar këtë moment për të kërkuar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.
FSHF njofton se Duka ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit europian.
“Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo”, njofton Federata.
Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.
Dear Friends and Partners, we invite you to support Albania in this very difficult moment!
Të dashur Miq dhe Partnerë, ne ju ftojmë të ndihmoni Shqipërinë në këtë moment të vështirë.Link: https://t.co/VSt69l8T7J#DonateForAlbania #HelpAlbania #SupportAlbania #AlbaniaEarthquake pic.twitter.com/GzKKNJWZBB
— Armand Duka (@DukaArmand1) November 30, 2019


