• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DERI TANI 15 MILION EURO/ Bizneset dhe faqet online që kontribuan
Home
Sociale

DERI TANI 15 MILION EURO/ Bizneset dhe faqet online që kontribuan

29 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndërsa shuma e dhuruar nga qytetarët, diaspora dhe disa biznesmenë si ndihma për të prekurit nga tërmeti mendohet t’i ketë kapur 15 milionë euro, kryeministri Rama ka thirrur në Elbasan disa prej biznesmenëve më të pasur të vendit.

Nga sa raportohet, ky takim do të zhvillohet pikërisht për të arritur në një pikë të përbashkët se si, apo me sa të holla do të ndihmojnë këto biznese familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar në Durrës dhe Tiranë.

10 milionë euro, 5 milionë dollarë dhe 156 milionë lekë është shuma e dhuruar deri në këto momente për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, pa përfshirë këto ato shuma personale që janë bërë në forma apo grumbullime të ndryshme.

Mijëra qytetarë të zakonshëm dhe biznesmenë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, por edhe shtetas të huaj kanë dhuruar para dhe ndihma për banorët e prekur në Thumanë dhe Durrës.

Raportohet se vetëm përmes faqes “GoFundMe” dhe Facebook janë dhuruar afro 4 milionë dollarë deri mesditën e së premtes.

Dhurimet sipas ‘GoFundMe’ kanë ardhur nga 76 shtete të ndryshme, ku shumica janë shqiptarë të diasporës.

Një rol të madh në mbledhjen e këtyre donacioneve kanë patur dy organizatat shqiptare të bamirësisë “Fundjavë Ndryshe” me 1.5 milion dollarë dhe “Shqiptarët për Shqiptarët” me 870 mijë dollarë.

Një shumë e konsiderueshme prej afro 1.4 milion dollarë është mbledhur nga organizata “Rrënjët Shqiptare” me qendër në Nju Jork përmes Facebookut.

Nismës për të dhuruar ju bashkuan edhe biznesmenët e njohur nga Shqipëria dhe Kosova.

I pari që dhuroi 1 milion euro ishte zv.kryeministri dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli.

Përveç shumës së dhuruar, ai u shpreh i gatshëm për të strehuar në Prishtinë edhe qindra familje të prekura nga tërmeti.

Pak pas bërjes publike të donacionit të Behgjet Pacollit, një tjetër biznesmen shqiptar ju bashkua nismës për të dhuruar. Shefqet Kastrati u solidarizua me të prekurit nga tërmeti duke kontribuar me plot 1.5 milionë euro, ndërsa u bëri thirrje të gjithë të pasurve për të dhuruar.

Menjëherë pas kontributit të Shefqet Kastratit, Aeroporti i Rinasit i ka dhuruar 1 milionë Euro shtetit shqiptar duke iu bashkuar kontributeve financiare për ringritjen e të gjitha zonave të prekura.

Nga ana tjetër, përveç ndihmës me ushtare dhe ekipe shpëtimi, qeveria e Kosovës akordoi një fond prej 500 mijë eurosh për Shqipërinë.

Plot 500 mijë euro ka dhuruar edhe Fondacioni Soros në Shqipëri, ndërsa Austria ka dhuruar 600 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut 100 mijë euro, e po aq edhe Vatikani.

Donacione ka patur edhe nga disa Komuna në Kosovë. Kontribute ka patur edhe nga Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Surprizë mund quhet donacioni prej 2 milionë euro nga biznesmeni nga Tivari, Djordje Pavicevic.

Këtë të premte donacioneve iu bashkuan edhe biznesmenët Samir Mane me 1,2 milionë euro dhe Pëllumb Salillari me 1 milionë dollarë.

Edhe qeveria shqiptare ka hapur një platformë online ku mund të dhurohet për të prekurit nga tërmeti.

Sipas informacioneve zyrtare, deri mesditën e së premtes përmes kësaj platforme ishin dhuruar 156 milion lekë, 1.6 milion euro dhe 25 mijë dollarë.

Përveç donacioneve financiare, qindra shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë kanë hapur dyert e shtëpive për të prekurit nga tërmeti.

Shqipëria vërtetë u përball me një tërmet të fortë, por solidariteti mes shqiptarëve pas tërmetit ka qenë edhe më i fortë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LARGUA NG INTER NË MERAKTON E VERËS/ Nainggolan merr çmimin e rëndësishëm me Cagliarin
Previous article SEVILLA BËN "SHOPPING" NË ITALI/ Spanjollët gati të "rrëmbejnë" mbrojtësin e Milan...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT