• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI TRAGJIK/ Linda Rama pjesë e vullnetarizmit: Në këto ditë të vështira, vëmendja të jetë te njerëzit (VIDEO)
Home
Politikë

TËRMETI TRAGJIK/ Linda Rama pjesë e vullnetarizmit: Në këto ditë të vështira, vëmendja të jetë te njerëzit (VIDEO)

29 November, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Mes dhimbjes së madhe dhe pamjeve të trishtueshme të ditëve të fundit, ajo që nuk ka munguar ka qenë solidariteti i pamasë i shqiptarëve me të gjithë ata që janë në vështirësi nga goditja e tërmeteve.

Duket se pjesë e qindra vullnetarëve të këtyre ditëve ka qenë edhe zonja Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, e cila është parë, duke dalë nga Bashkia e Durrësit në orët e vona të kësaj të enjteje.

Teksa raportonte nga sheshi qendror i Durrësit, gazetari i “News24” dhe “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj, ka arritur t’i shkëpusë këto fjali Lindës, e cila me modesti deklaron se nuk do ta donte protagonizmin në këto ditë të vështira, pasi sipas saj, me rëndësi në këto momente janë vetëm qytetarët.

“Kam dëshirë që kamerat tuaja të jenë vetëm tek njerëzit sepse nuk e mendova që do të kishte një kamera dhe nuk e doja të kisha asnjë lloj protagonizmi por vetëm njerëzit janë ata që i dinë nevojat shumë mirë dhe janë gjykatësit më të mirë i të gjithë kontributeve që aktorë të ndryshëm të huaj e shqiptarë japin për të kaluar këtë moment shumë të vështirë”, ka thënë Linda Rama.

Dihet që znj. Rama është një njohëse shumë e mirë e administrimit publik, aktiviste për adresimin e problematikave të komuniteteve lokale, si dhe njohëse e çështjeve që lidhen me institucionet ndërkombëtare. Nga burime pranë Bashkisë, ku gazetari ynë është interesuar, është mësuar se Linda Rama ka shpenzuar të gjithë ditën e djeshme, nga orët e para të mëngjesit, duke vullnetarizuar pranë shtabit lokal.

“Thjeshtë çdo qytetarë në mënyrën e vet është përpjekur që të gjej veten në gjithë këtë fatkeqësi të madhe dhe detyrim të madh ..dhe unë u përpoqa të gjej një hapësirë timen, këtu është shtabi i emergjencës së Durrësit dhe me aq ekspertize sa kam mbase isha e vlefshme kjo ishte edhe arsyeja që ndenja disa orë së bashku me të tjerë vullnetarë”, është shprehur bashkëshortja e kryeministrit.

Solidaritetin e shqiptarëve në këto ditë të vështira zonja Rama e ka cilësuar si një vlerë të kombit që duhet ta trashëgojmë edhe tek brezat e ardhshëm.

“Shqiptarëve nuk u ka munguar asnjëherë solidariteti për njëri tjetrit dhe është një nga vlerat e mëdha që kemi duhet ta trashëgojmë në brezat e tjerë dhe besoj që në raste fatkeqësisht ne jem gjithmonë bashkë. Mendoj që ajo që na mbetet është që tu urojmë më të mirën njerëzve dhe si në këto raste edhe në raste gëzimi të jemi solidar njëlloj për njëri tjetrin”, ka deklaruar ajo.

Për Linda Ramën ky solidaritet dhe bashkëjetesa fetare janë vlerat më të mëdha që e dallojnë kombin shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK I LË SHUMË VEND IMAGJINATËS/ Tifozja seksi e Manchester United "tërbon" fansat me poza "HOT" (FOTO)
Previous article TËRMETI/ E mbijetuara ra nga kati i shtatë: Fluturuam me gjithë krevat, mbulova kokën me jastëk të mos shihja vdekjen me sy

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT