“Duhet të mbarojë stoku i apartamenteve në Tiranë dhe Durrës, na duhet kjo urgjent. Na duhet sipërmarrësi përkatës, situata e apartamenteve, që janë bosh fare, të pabanuara, apo kanë orendi brenda. Kjo na duhet urgjentisht. Se kjo do të jetë në diskutimet e para në Komitetin Kombëtar të ndërtimit. Nuk është e mençur të ndërtojmë pallatet në Thumanë që të gjitha ashtu si ishin.
Janë njerëz të pashaportizuar në Tiranë, është më mirë t’i sjellin në Tiranë, nga 4 pallate mund të ndërtojmë një pallat në Thumanë. Dhe kështu racionalizojmë një proces. Nuk i kthejmë dot jetën atyre që një fat më misterioz në dorën e një force tjetër, zoti natyra vendosi…por kemi detyrë që atyre që humbën shtëpinë t’i japin kushte më të mira seç kishin”, tha Rama.
Shefi i mazhorancës tha se ditën e nesërme, të shtunën, qeveria do të mblidhet sërish për të marrë një vendim të rëndësishëm. Një paketë ndihmë të drejtpërdrejt për personat që humbën të afërmit e tyre në tërmetin e së martës.
“Nesër dua të marrim vendimin e parë për familjet që kanë humbur njerëz. Duhet të jenë të listuara me anëtarë familje, sa të moshuar kanë, sa fëmijë kanë, sa të rritur në punë, dhe për ta nesër duhet një paketë speciale e drejtpërdrejtë. Nesër”, theksoi ai.


