Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë për mediat ka shprehur mbështetjen e pakushtëzuar për popullin shqiptar në këto ditë të vështira.
“Shqipëria, aleat dhe mik i SHBA” e kanë quajtur partnerët tanë ndërkombëtarë, ndërsa theksojnë se do vazhdojë puna e përbashkët për nxjerrjen e personave nga rrënojat.
Deklarata:
Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit. Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të.


