Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje dhuruesve që janë solidarizuar me të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit, që të mos dërgojnë më ndihma ushqimore dhe rroba. Kreu i qeverisë njofton se nuk ka më hapësirë për magazinimin e tyre dhe se nevojat janë përmbushur.
Postimi i Ramës:
JU LUTEM🙏
JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA🙏
Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi🙏
FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ🙏
JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi🙏
NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik🙏
JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH🙏
JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz🙏
Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish…
JU LUTEM BESOJENI, KY ËSHTË MOMENTI YNË I BALLAFAQIMIT ME ZOTIN E SHQIPTARËVE dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR🙏
ZOTI BEKOFTË SHQIPËRINË DHE JU TË GJITHË PA DALLIM e frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për FORCËN E ZEMRËS SHQIPTARE🇦🇱🙏


