Sonte do të jetë nata e fundit për banorët në Durrës dhe Tiranë që u janë dëmtuar dhe shembur banesat dhe që do të kalojnë natën në çadra. Nesër do të nisin procedurat për sistemimin në hotele të të gjithë banorëve që u janë shembur banesat.
Lajmi u dha mbrëmë nga kryeministri Rama që tha se do të ketë një marrëveshje me hotelet.