• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET PËR HERË TË PARË SHIFRA/ Shqiptarja e kthyer nga Siria tregon sa paguheshin nga ISIS
Home
Breaking News

ZBARDHET PËR HERË TË PARË SHIFRA/ Shqiptarja e kthyer nga Siria tregon sa paguheshin nga ISIS

25 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dhjetëra gra janë kthyer nga Siria pas një aksioni masiv të rikthimit të kosovarëve nga atje.

Drejtoria Kundër Terrorizmit në Prishtinë ka ushtruar kallëzim penal ndaj disa të pandehurave nën dyshimin se të njëjtat kishin kryer veprat penale Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste dhe Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj në formacionet e jashtme paraushtarake.

“Portali.info” ka arritur të sigurojë dëshminë që njëra nga të akuzuarat e ka dhënë në Prokurorinë e Shtetit.

23-vjeçarja, emër i njohur për redaksinë, e cila atje kishte shkuar bashkë me bashkëshortin e saj ka rrëfyer se kur i është bashkuar Sirisë nuk e ka ditur që është organizatë terroriste dhe se nuk i ka interesuar ajo punë.

“Nuk kam mendu shumë në atë drejtim as nuk më ka interesuar ajo. E kam ditë që në Siri luftohet kundër Asadit dhe arsyeja kryesore që kam vendos të shkojë atje ka qenë burri im”, ka deklaruar në Prokurori 23-vjeçarja.

23-vjeçarja më tej ka treguar edhe shumën që merrnin në formë page nga ISIS.

E pyetur a është paguar burri i saj nga ISIS, ajo është shprehur: “Po e ka pas pagën 50 dollarë për person, ashtu që 100 dollarë i kemi marrë rregullisht. Dhe të hollat i kemi shfrytëzu vetëm për ushqim, sepse banesa ka qenë pa pagesë”.

Tutje ajo ka njoftuar se banesa ku ka qëndruar ka qenë pronorë e sirianëve të larguar për shkak të luftës.

23-vjeçarja ka mohuar se po t’i jepej rasti do të shkonte përsëri në Siri, pasi është e dëshpëruar nga gjendja atje.

Ndryshe, deri tash ende nuk kanë filluar seancat në gjykatë ndaj të akuzuarve.

Në bazë të statistikave të policisë, afro 400 qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në gjashtë vjetët e fundit në konflikte në Siri dhe Irak përkrah grupit militant të ashtuquajtur “Shteti Islamik”. Thuhet se më shumë se 70 prej tyre janë vrarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RONALDO MUNGON/ Higuain i befason të gjithë me këtë deklaratë!
Previous article DUKE ''ECUR'' MBI MIJRA EURO/ Françeska Jaçe na e ''hoqi trurin'' të gjithëve me këtë foto! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT