• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETA ANTI-KÇK/ Rama: Ministria e Drejtësisë për burrat dhunues që i kanë shpëtuar drejtësisë…DETAJET e amnistisë së fundvitit (LIVE)
Home
Politikë

PAKETA ANTI-KÇK/ Rama: Ministria e Drejtësisë për burrat dhunues që i kanë shpëtuar drejtësisë…DETAJET e amnistisë së fundvitit (LIVE)

25 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

 

Kreu i qeverisë Edi Rama e nisi fjalën e tij me plagën e shoqërisë shqiptare, atë të dhunës ndaj grave dhe se si drejtësia ka falur burrat dhunues. Kryeministri tha se Ministria e Drejtësisë dhe gratë deputete janë duke përgatitur një paketë për të vënë drejtësi me sistemin e ri ndaj dhunuesve që janë kthyer në sallën e gjyqit si përsëritës. Rama foli edhe për amnistinë e fundvitit që në fokus do të ketë pikërisht lehtësimin ndaj grave të dhunuara si dhe të moshuarve.

“Plaga e madhe e krijuar në organizimin e shoqërisë nga një sistem drejtësie i kalbur dhe korruptuar prek integritetin fizik dhe dinjitetin e grave. Janë rrëqethëse dhe jo të pakta rastet kur dhuna ndaj grave ka kaluar përmes sallës së gjyqit dhe dhunuesit janë shpallur të pafajshëm. Ashtu sikundër janë rrëqethëse edhe rastet e përsëritjes së dhunës nga të njëjtët persona të cilët kanë dalë të pafajshëm përpara gjyqit dhe janë rikthyer në sallën e gjyqit si dhunues përsëritës. Ky është një aspekt që prek të drejtën në këtë vend, do të adresohet me siguri me shumë drejtësi dhe efikasitet nga sistemi i ri i drejtësisë. Një grup kolegesh deputete së bashku me ministren e drejtësisë janë angazhuar në një proces pune për të rishikuar legjislacionin, për të ndërmarrë një hap domethënës në adresimin e dhunës ndaj grave, jo vetëm në aspektin e masave por edhe të mbështetjes ndaj tyre. Ministria e Drejtësisë është duke përgatitur edhe projektin e një amnistie të fundvitit që do të adresojë nevojën për të lehtësuar gratë e dhunuara si dhe më të moshuarit bashkë me to”, tha Rama.

ERTV Live😊: Prezantimi i Paketës Speciale AntiKÇK.Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias dhe krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit👊

Gepostet von Edi Rama am Montag, 25. November 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYRJA E NEGOCIATAVE/ Rama zbulon takimin e 4 ditëve më parë në Paris për reformimin e zgjerimit të BE-së
Previous article E ZURI KORRENTI NË DUSH/ Serbi i Besëlidhjes rrëfen si shpëtoi për mrekulli: U përplasa në tokë, më pas...

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun Aktualitet

ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur… Aktualitet

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT