• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U AKUZUA PËR VRASJEN E KUSHËRIRIT/ Çfarë zbuloi ekspertiza që e shpëtoi nga burgu
Home
Breaking News

U AKUZUA PËR VRASJEN E KUSHËRIRIT/ Çfarë zbuloi ekspertiza që e shpëtoi nga burgu

24 November, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I arrestuar një muaj më parë për vrasjen e kushëririt të tij, Marash Arra tashmë do të hetohet në jashtë qelisë. 26-vjeçari, në bazë të dyshimeve të ngritura nga Policia e Shkodrës, ishte autori i vrasjes së Lazër Arra.

Përballë mungesës së provave për një akuzë të tillë, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e ka liruar nga paraburgimi. Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Shkodrës kanë mbërritur nga Tirana aktet e ekspertimit për provat materiale shtesë lidhur me rrobat apo gjurmë të tjera, por ka rezultuar i pastër dhe nuk është i përfshirë në ndonjë gjurmë, në asnjë prej këtyre akteve.

Vetë Prokuroria e Shkodrës kërkoi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, ndryshe nga seancat e tjera kur ka kërkuar “Arrest me burg”, ndërsa pala mbrojtëse, përmes avokatit Agim Martini, kërkoi masë më lehtësuese, “Detyrim paraqitje”.

Në fund, Gjykata vendosi “Arrest shtëpie” për 26-vjeçarin. Fillimisht, Policia e arrestoi Marash Arrën duke e akuzuar si autor të vrasjes së kushëririt të tij, Lazër Arra. Kjo akuzë u rrëzua nga Prokuroria e Shkodrës, e cila ngriti vetëm akuzën “Për moskallëzim krimi” dhe jo atë të vrasjes. Që në momentin e parë, Marash Arra qoftë në Policinë vendore të Shkodrës, por edhe në sallën e gjyqit, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e kushëririt, duke thënë se jo vetëm që nuk është autori, por nuk ka dijeni as se kush ka qëlluar.

Viktima Lazër Arra dhe kushëriri i tij, Marash Arra, janë nisur së bashku nga fshati Palaj në Shosh për të sjellë prodhimet e dimrit në Shkodër. 55-vjeçari Arra është ndalur për të pushuar, ndërsa kushëriri ka vijuar rrugën.

Kur është kthyer, e ka gjetur në rrugë të vrarë. Ende janë të paqarta motivet e kësaj vrasjeje, pavarësisht dyshimeve që ka Policia. Policia ngriti dyshime se Lazër Arra ishte bërë viktimë pas informacioneve të dhëna për Policinë e Shtetit në zbulimin e parcelave me kanabis në zonën e Dukagjinit në Shkodër, një zonë e njohur për aktivitet të tillë.

Pas kësaj, hetuesit arritën në përfundimin se një nga autorët e kësaj vrasjeje është kushëri i tij, pikërisht 26- vjeçari Marash Arran, djali i xhaxhait të viktimës.

Gjatë muajve të verës, Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa aksione në Dukagjin dhe pikërisht në Ndreaj, ku ndodhet fshati Palaj, ku ka asgjësuar në total rreth 1 mijë rrënjë kanabis sativa. Këto aksione janë zhvilluar në kohë të ndryshme.

Në fakt, Policia nuk ka identifikuar ndonjë autor për ato bimë, pavarësisht dyshimeve. Por, ndonëse Policia nuk i ka çuar deri në fund hetimet, këtë gjë duket se e kanë bërë kultivuesit e kanabisit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENTET/ Shoqërohen dy tifozë që hodhën shishe plastike në "Air Albania", identifikohet edhe ata që dëmtuan stadiumin (FOTO)
Previous article NEGOCIATAT/ Zaev: Besojmë se BE-ja do ta përmirësojë gabimin historik

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT