• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYKATA I LË NË BURG/ Bajrajt: Të keqen e kemi nga Anton Martini! Na duan në… (DEKLARATAT)
Home
Breaking News

GJYKATA I LË NË BURG/ Bajrajt: Të keqen e kemi nga Anton Martini! Na duan në… (DEKLARATAT)

23 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali do të vijojnë që të qëndrojë në burg për akuzat e reja që ka ngritur prokuroria, pavarësisht se masa për akuzat e një viti më parë u shuan dje. Ndërkohë që mikesha e Behar Bajrit, Jorida Muratit iu ndryshua masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Për mjekët Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj nga arrest shtëpie hetimet do të vijojnë në masën detyrim paraqitjeve, teksa i vetmi në kërkim është Sirjan Alija.

Report Tv ka zbardhur deklaratat e Safet dhe Behar Bajrit në gjyq gjatë seancës te Krimet e Renda, të cilët kanë mohuar akuzat e reja të ngritura nga prokuroria, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra. “Gjithcka e kemi nga Anton Martini (Ka qenë prokuror në Shkodër para dy vitesh). Janë akuza të sajuara, duan të na mbajnë në burg me cdo kusht. Mos na mbani pa të drejtë” mësohet se kanë thënë ndër të tjera Behar dhe Safet Bajri, kushërinj të parë.

Avokati i Bajrave u shpreh se vendimi për masën e sigurisë është i paligjshëm, i mbështetur në prova të vjetra për të cilat masa u shua. E gjithë dosja, për atë do të jetë një flluskë sapuni. “Vendimi i gjykatës është një instrument ekstra procedural në kundërshtim të plotë. Nuk është rastësi pasi ditën kur kërkuam shuarjen e masave për katër të arrestuarit cakton katër masa të reja. Mund të them me bindje të plotë se dosja Bajri, është një flluskë sapuni dhe prokuroria e di aq mirë sa ne dhe do të plasë sapo të gjykohet në themel.

Janë të njëjtat shkaqe për të cilat janë dhënën masat në shtator të 2018. Kjo po bëhet për të zgjatur sa më shumë hetimet. Të pandehurit pretenduan paligjshmërinë e këtij vendimi. Argumenti është se masa e sigurisë arrest me burg e humbi efektin pas 14 muajve. Nuk kemi të bëjmë me akuza të reja, por me dyshime, që janë vendosur që në themel në shtator 2018” tha ai.

Për katër anëtarë të grupit Bajri dje u shua masa e sigurisë me burg për akuzat e ngritura nga prokuroria për operacionin e shtatorit të vitit të kaluar. Por duke qenë se prokuroria nuk arriti të mbyllte hetimet dhe të dërgonte dosjen në gjyq ngriti akuza të reja për gjobëvënie dhe ndikim të paligjshëm për punësime në spitalin e Shkodrës duke kërkuar sërish arrestimin e tyre, pra që të vijojnë të qëndrojnë në qeli duke bllokuar lirimin.

Komunikimi i avokatit të Bajrave për mediat

Pak ditë më parë prokuroria në vijim të operacionit ‘Oaz’ kërkoi masat ‘arrest me burg” për Behar Brajoviq, i njohur edhe me mbiemrin Bajri, Safet Rustemin, Ilir Rustemin, Asmer Bilalin, Ismet Idrizin dhe Jorida Muratin që sot iu ndryshua masa e sigurisë. Sirjan Alijan është i shpallur në kërkim. Bajrat dhe personat e tjerë akuzohen se ushtruan presion dhe kërcënuan zyrtarët e spitalit të Shkodrës që të punësohej mikja e Behar Brajoviq, Jorida Murati, e cila merrte pagën pa shkuar në punë prej një viti. Gjithashtu ata akuzohen edhe për gjobëvënie. Jorida Murati gjatë hetimeve ka rezultuar se në prill të 2018  ka qenë tepër aktive duke mbajtur kontakte të plota dhe të qarta në lidhjen midis grupit kriminal me Behar Brajoviq, që e takonte rregullisht në Holandë kur ishte në paraburgim dhe informonte grupin në Shqipëri.

Masat arrest me burg;
Behar Brajoviq (Bajri), akuza; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Safet Rustemi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ilir Rustemi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Asmer Bilali, akuza; prodhim dhe shitje e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ismet Idrizi, akuza; shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga arrest me burg në arrest shtëpie;
Jorida Murati
, akuza; vjedhje duke shpërdoruar detyrën, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga arrest shtëpie detyrim paraqitje;
Senad Halluni, shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.
Florine Hoxha, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitet Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.
Mira Nikaj, përgjegjëse finance në Spitalin Rajonal Shkodër. Akuza; shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim.

Në kërkim
Sirjan Alija akuza; ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrajnë funksione publike, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN RUS/ Mesfushori Roshi gjen rrugën e rjetës me një "PREDHË" (VIDEO)
Previous article NUK E PRISNIM/ Luana lë prezantimin e "Shiko kush luan" dhe zbulon ç'do ndodhë në emision

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT