• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QUHET FLAKA/ Njihuni me 19 vjeçaren nga Kina që ka pasion për të mësuar gjuhën shqipe
Home
Sociale

QUHET FLAKA/ Njihuni me 19 vjeçaren nga Kina që ka pasion për të mësuar gjuhën shqipe

23 November, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Ndërsa të rinjtë nga Shqipëria largohen prej vendit për të studiuar apo për një të ardhme më të mirë, një studente kineze e quajtur Flaka, vjen në Tiranë nga Pekini për të studiuar gjuhën shqipe.

Studentja nga Kina, emri i së cilës është shqipëruar Flaka, ka ardhur  në tetor të këtij viti në Tiranë, për të studiuar gjuhën shqipe. Sipas saj, kjo gjuhë do ta ndihmojë të ndërtojë në të ardhmen një karrierë në fushën politike apo në diplomaci.

Ajo tregon për Euronews Albania se pasi mbaroi provimin e hyrjes në një universitet të Kinës pati mundësinë të zgjedhë disa gjuhë të huaja për të studiuar, një prej të cilave ishte edhe shqipja.

“Unë e dija që gjuha shqipe është një nga më të vështirat dhe më antiket në botë. Më pëlqen shumë të studioj gjuhësitë, prandaj e zgjodha”, tregon Flaka.

19-vjeçarja, ndien  vështrimet kureshtare  të njerëzve ndaj portretit të saj aziatik, por shton se shqiptarët janë tepër të kujdesshëm ndaj saj. E ardhur nga qyteti i Uhanit prej Kinës Qendrore, vë re disa ndryshime mes vendit të origjinës dhe Shqipërisë.

“Këtu ka një ritëm shumë të ndryshëm nga vendlindja ime. Këtu njerëzit kanë një ritëm të ngadaltë të jetesës dhe mund të punoj dhe mësoj me një ritëm më të qetë,” rrëfen e reja.

Përveç Flakës, edhe studentë të tjerë të ardhur nga Kina mund të shprehen rrjedhshëm në gjuhën shqipe duke diskutuar rreth temave të ndryshme.

“Gur-gur bëhet mur” është shprehja e parapëlqyer e Flakës, e cila përputhet më së miri më filozofinë e jetës së popullit nga vjen, ku shekuj më parë, gur pas guri  ndërtuan Murin e Madh kinez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article META FLET PËR REFERENDUM/ Qytetarët i kthehen ashpër: Ti je strumbullari krizës. Jep dorëheqjen dhe hapi rrugë HETIMIT
Previous article MORËN 200 MIJË€ DUKE PREMTUAR PUNË NË KOMPANI/ Arrestohet 30 vjeçarja nga Fieri. Bashkëshorti i saj...

F.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT