Migena Kajolli, 30 vjeçe, banuese në Fier është arrestuar nga policia për shkak se ndaj saj ditën e djeshme u vendos nga Gjykata e Apelit që të dënohej me 8 vite burg për veprat penale, “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi në bashkëpunim me pasoja të rënda”.
30-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj Fisnik Kajolli, kishin ngritur një skemë mashtrimi, në Fier ku premtonin punë në kompanitë private, duke u marrë shuma të konsiderueshme qytetarëve.
Çifti Kajolli nga Dërmënasi i Fierit kishte nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016. Ata u premtonin qytetarëve se do punësoheshin në kompanitë private të naftës dhe I merrnin nga 2-3 mijë euro secili. Ndërsa Migena Kajolli është vënë në pranga sërish pas vendimit të dhënë ditën e djeshme.


