• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHANTAZHI I METËS PËR VIDEON/ Aleanca e Grave krah Kukos: Përfitimi politik nuk e justifikon denigrimin e figurave publike
Home
Politikë

SHANTAZHI I METËS PËR VIDEON/ Aleanca e Grave krah Kukos: Përfitimi politik nuk e justifikon denigrimin e figurave publike

23 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Mirela Arqimandriti

Sot ti, nesër unë, pasnesër një grua tjetër.

Për Romina Kuko, zëvendës ministre e brendshme e Shqipërisë dhe sulmet denigruese mediatike ndaj saj.

Shpesh në median shqiptare, nuk ka kufi denigrimi i figurës së njeriut dhe sidomos kur bëhet fjalë për një grua, dhe aq më shumë një grua në politikë, paturpësia nuk mban frerë.

Sa turp! Si mundet të denigrosh një grua apo një burrë në këtë nivel vetëm për hir të luftrave politike?

Kush e bën këtë? Është mëse i qartë niveli i moralitetit të atyre që luajnë këtë lojë si dhe i atyre mediave që përhapin lajmin.

Dihet dhe ndodh botërisht që shpesh tregimet mediatike përqendrohen në familjet e grave, situatën e tyre private dhe seksualitetin dhe shumë më pak në politikat dhe veprimtarinë e tyre publike. Gratë që nuk luajnë role tradicionale femërore kur janë në politikë janë të parat që portretizohen në mënyra negative (Helen Clark, ish Kryeministre e Zelandës së Re).

Seksizmi në media pasqyron seksizmin në shoqëri, dhe disa artikujt të caktuar bëjnë të fillojë gjuetia e shtrigave. Artikuj si këta që qarkullojnë në disa media këto ditë, denigrojnë në mënyrë të padiskutueshme një grua në politikë në sy të publikut të gjerë dhe krijojne mundësi për abuzim gjinor dhe seksual. Habitesh se si njerëz që kanë lexuar vetëm një titull gazete mendojnë që kjo është e vërtetë.

Artikujt abuziv të shkruar nga “gazetarë”, për figura publike kryesisht gra, me ngjyra të theksuara misogjene thuhet se janë “kostoja e të bërit politikë për gratë” dhe është shkatërruese dhe me pasoja të rënda për cilësinë e demokracisë, por në fakt nuk duhet të jetë kështu. Përfitimi politik nuk e justifikon denigrimin e figurave publike.

Shqiptare/ët kërkojnë të shohin modele zhvillimi dhe bashkëbisedimi me kundërshtarët politikë dhe media të modernizuara që nuk pranojnë të shesin artikuj denigrues e misogjenë. Është e tmerrshme te mendosh se si disa burra në politikë dhe media ulen dhe mendojnë të përfitojnë politikisht duke denigruar dhe viktimizuar kundërshtarët qofshin gra apo burra. Si duket niveli i moralitetit që zotërojnë nuk u ofron mënyrë të menduari dhe zgjidhje më dinjitoze nëse vërtet janë duke menduar për këtë popull.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E MIRË/ Veliaj: Shtohet një tjetër linjë e re e fluturimeve direkte me Tiranën
Previous article "PO MË SHKATËRRON"/ Rita Ora tregon situatën e keqe që po kalon: E urrej...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT