Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në kuadër të planit të masave për fundjavën duke penalizuar mjaft drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara. Një i ri fierak 29-vjeç është kapur mat nga radarët duke lëvizur me shpejtësi 172 km/h në autostradën Tiranë-Durrës.
“Ky nuk është “vetëbesim” por papërgjegjshmëri ndaj jetës tënde dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Argëtohuni, por mos abuzoni, mos shkelni rregullat e qarkullimit se ne rastin me te mire ju pret policia me pezullim te patentës e ne rastin me te keq ju pret aksidenti” thotë policia në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.
Po ndodh në rrugën Tiranë-DurrësKontrolle me 📸 dhe ✍, drejtuesve të automjeteve që 🛣🚘 e përdorin ✈.✈172 km/h ✈🙏🙏❗❗Nëse vërtet besoni se sado mjet luksi te keni mund te ✈🛣 aq me keq ne kushte te lageshtires dhe me keq akoma te përdoresh dhe 📱 gjatë drejtimit të tij, ky nuk është “vetëbesim” por papërgjegjshmëri ndaj jetës tënde 🚑dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.29 vjeçari nga Fier, pasi ishte argëtuar në Tiranë po ✈ me justifikimin se po e prisnin në 🏡. ????🚑 Drejtues mjetesh: Argëtohuni, por mos abuzoni, mos shkelni rregullat e qarkullimit se ne rastin me te mire ju pret 👮♂ dhe 📸 duke ju ✍, me pezullim te Patentes e ne rastin me te keq ju pret aksidenti🚑.Monitorim, 🚔 📸 dhe ✍,
Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 22. November 2019


