• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Fraza “djegëse” e amerikanëve: Pse Meta s’do shkuarjen sërish në Venecia?
Home
Politikë

SHËNIM/ Fraza “djegëse” e amerikanëve: Pse Meta s’do shkuarjen sërish në Venecia?

21 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Siç po shihet, po ka këto orë një luftë gati të hapur mes Presidencës shqiptare, përfaqësuar nominalisht nga kreu i saj Ilir Meta, dhe politikës së SHBA. Pasi BE ditë më parë ofroi idenë e një këshillimi në Venecia lidhur me ngërçin për emërimet në Kushtetuese – Vorpsi apo Xhaferrllari? – e ku në një farë mënyre u tha qëndrimi i Brukselit pro-Vorpsit,  zëdhënësja Koçijançiç u sulmua me ironi nga homologu i saj në Tiranë, Tedi Blushi.

E këtë të enjte, ka ardhur direktiva e qartë amerikane, ajo për shkuarjen mepatjetër në Venecia, gjë që e ka irrituar akoma më shumë Metën. Zëdhënësi i tij i hazër-xhevaptë për çdo rast, Tedi Blushi, shkroi “pa dorashka”:

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për ‘Rule of Law’  si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”.

Po pse ky lloj reagimi ndërkohë që Meta ka bindjen absolute se e drejta është në anën e tij në qasjen ndaj Kushtetutës? Madje-madje, nën pretendimin dhe se në rastin e 30 Qershorit, Venecia ishte në sinkron me të, ai duhej te qe i pari që të kërkonte çuarjen në Venecia të më të fundit ngërç.

Ndërkohë, shfaqet tërë turfullim, deri në “shpallje lufte” ndaj SHBA, mu se Uashingtoni kërkon që kjo gjë të zgjidhet atje, te Komisioni i Venecias. Por ç’është ai detaj i amerikanëve që e ka bërë keq Metën? Një frazë e vetme:  “…nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias”.

Siç  mund të kuptohet, aludimi amerikan është për 30 Qershorin, ku sipas tyre, Meta nuk i ka qëndruar asaj çfarë ka konkluduar Venecia, që është pra një tejkalim i kompetencave në ç’dekretim.

Kështu, shkuarja prapë atje, për një çështje tjetër, e kundërshtuar kjo fort nga Meta, e nxjerr zbuluar këtë në inkoshentin e vet si përjetues i një humbjeje në betejën ligjore me 30 Qershorin. Pra, pikërisht në Venecia.(Tesheshi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKEMA "SHKATËRRUESE" TEK SKËNDERBEU/ Ja “kurthi” që përgatit trajneri Daja ndaj "bardhebluve"
Previous article NUK ËSHTË NË PLANET E VALVERDES/ Drejt largimit tek Bayer Leverkusen mbrojtësi francez...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT