• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VIDEON INTIME E KA META DHE SHISH”/ Gazetari: Po përdoret për shantazh, protagonistë janë një zyrtare e ministrisë së Brendshme dhe ambasadori
Home
Breaking News

“VIDEON INTIME E KA META DHE SHISH”/ Gazetari: Po përdoret për shantazh, protagonistë janë një zyrtare e ministrisë së Brendshme dhe ambasadori

21 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Elton Qyno zbulon detaje nga videoskandali i përfolur kohët e fundit ku implikohet një ambasador i huaj dhe një zyrtare e Ministrisë së Brendshme.

Qyno thotë se fillimisht kjo video është shpërndarë mes disa personave te hotel “Rogner” dhe “Sheraton”, e më pas ka mbërritur në dorën e presidentit Ilir Meta dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Gazetari deklaron se nëse kjo video do të bëhet publike do të sillte shkatërimin e jetës private të dy protagonistëve, por sipas tij po përdoret vetëm për shantazh.

Postimi i plotë i Qynos:

Kush po shantazhohet me një video seksi që nëse publikohet do sjellë skandal diplomatik dhe shkatërim të jetës private. Një video shumë e përfolur ditët e fundit, ku një ambasador i huaj kryen marëdhënie seksuale me një zyrtare të administratës shqiptare, po mbahet si mjet presioni dhe shantazhi nga disa persona që e zotërojnë në dorë këtë video. Në fakt videoja, ka dalë për qarkullim mes shokësh, fillimisht në disa tavolina në hotel “Rogner” dhe “Sheraton”, ku më vonë ka rënë në dorë edhe të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kjo video ka si protagoniste një zyrtare të ministrisë së Brendshme dhe një ambasador të një vendi mik me Shqipërinë, të cilët janë në çaste intime me njëri-tjetrin. Përveç se një skandal diplomatik, publikimi i kësaj video në media, do të sillte shkatërimin e jetës private të dy protagonistëve të kësaj video. Prej kohësh materiali filmik, ndodhet edhe në dorë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, i cili disa ditë më parë bëri publike praninë e kësaj video, madje duke hedhur idenë e publikimit të këtij filmimi në ditët në vijim në media.

Në fakt është një histori e përsëritur shantazhi, si disa vite më parë, ku u hodh lajmi në media se një ish-ministër i qeverisë “Rama”, ishte filmuar duke kryer marëdhënie seksuale me një burrë në një hotel Brazilian. Lajmi që mbajti peshë opinion publik, në fakt u venit dhe sot e kësaj dite nuk përmendet më. Edhe në ditët e sotme, jemi përballë të njëjtës situatë ku hidhet një lajm dhe më pas shantazhohet dikush, dhe mandej nuk publikohet asnjë gjë, por vetëm qarkullon si thashethem urban, duke mos u publikuar asnjë fakt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U MBAJT PREMIERA E FILMIT "FALCO"/ Besi dhe Xhensila shfaqen për herë të parë me Ajkën në publik (FOTO)
Previous article ARDIT RADA/ Meta po i përdor të gjithë, nga Berisha e Nishani, te Muçi dhe Xhaferllari

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT