E ndërsa Besnik Muçi deklaroi se nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka reaguar duke deklaruar se vendimet e drejtësisë së re duhet të zbatohen.
“Nuk komentoj vendimet e drejtësisë, ato janë të zbatueshme. Të gjithë e dinë se qasja e legjislativit ndaj vendimeve fundore të vettingut. Kjo është qesharake. Vendimet nuk diskutohen vetëm se zbatohen” tha ai.
I pyetur nëse shkarkimi i Muçit e fut në një tjetër ngërç krijimin e Gjykatës Kushtetuese ai tha se “Ajo që kemi thënë është që institucionet e reja të drejtësisë, Kushtetuesja apo e Larta duhet të kenë në përbërje personalitete të drejtësisë që nuk kanë asnjë mangësi në pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale. Më mirë një gjykatë Kushtetuese me katër anëtarë sesa me shejtanin brenda”.


