Gazetari i emisionit Real Story, Sokol Balla ka kujtuar me një foto arkive ish-deputetin e PD-së, Sokol Olldashi në 6-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Ai ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqen të dy në studio dhe ka treguar se kjo ishte intervista e fundit e Olldashit.
Në atë kohë Olldashi kandidonte përballë Lulzim Bashës, pasi Berisha kishte dhënë dorëheqjen nga posti pas humbjes në zgjedhje
‘Hera e fundit me te. Korrik 2013, dy dite para gares per Kryetar te PD. Pas intervistes nje nga te ftuarit qe ishte kritike me te, me tha: E morem ne qafe. E pyeta perse. ‘Sepse doli shkelqyer”, shkruan Balla.
Kujtojmë që Olldashi u nda nga jeta më 20 nëntor teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.



