• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ENIGMA/ Ilir Meta pranon kredencialet e ambasadorit të ri rus, por nuk bën njoftim zyrtar
Home
Politikë

ENIGMA/ Ilir Meta pranon kredencialet e ambasadorit të ri rus, por nuk bën njoftim zyrtar

19 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ambasadori i ri i Rusisë në Shqipëri, Mihail Afanasiev, i paraqiti letrat kredenciale presidentit Ilir Meta, njoftoi të martën përfaqësia diplomatike ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin emëroi Mihail Afanasievin ambasador të Federatës Ruse në Shqipëri, ndërsa dekreti përkatës u botua në portalin zyrtar në internet më 16 shtator 2019.

“Ambasadori i Federatës Ruse, Shkëlqesia e Tij Mihail Afanasiev, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Lidhur me këtë Presidenti i Republikës priti Ambasadorin e ri të Federatës Ruse në Tiranë”, njoftoi përfaqësia diplomatike.

“Presidenti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Rusisë në interes të të dy vendeve”, vunë në dukje në ambasadë.

Afanasjevi zëvendësoi Aleksandër Karpushinin, i cili ishte kreu i përfaqësisë diplomatike ruse në Shqipëri që nga viti 2014.

Është interesante se këtë fakt nuk e bën të ditur në faqen e vet Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, të paktën, deri në orën 19 të 19 nëntorit 2019. Për më tepër, në takimin me ambasadorin e ri të Federatës Ruse Mihail Afanasjev,, sipas përfaqësisë së Moskës, Meta ka theksuar “rëndësinë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Rusisë në interes të të dy vendeve”.

Mbërritja e ambasadorit të Rusisë në Shqipëri

Më 12.11.2019, Ambasada ruse njofton se në Tiranë ka mbërritur ambasadori i ri i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, z. Mihail Afanasiev.

Z.Afanasiev ka lindur në vitin 1954. Karrierën diplomatike e filloi në vitin 1980. Ai ka punuar në Aparatin qendror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe Federatës Ruse, si edhe në përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit.

Në vitet 2005-2010 ka shërbyer si Ambasador i Rusisë në Etiopi. Para emërimit të Tij në Shqipëri ka drejtuar një nga departamentet e MPJ-së.

Është i martuar, ka një vajzë.

Pa marrë ende akreditimin në Tiranë, Afanasievi u pararqit si ambasador

Sipas Ambasadës ruse, më datë 16 nëntor 2019 në Pallatin e Kongreseve u realizua shfaqja e parë në historinë e Shqipërisë e baletit shtetëror në Akull e Shën Petërburgut.

Artistët interpretuan një version të përshtatur të baletit klasik “Liqeni i Mjelmave” nën tingujt e muzikës së kompozitorit të madh rus P. Çajkovski.

Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, M. Afanasiev iu drejtua të pranishmëve me një fjalim përshëndetës duke përmendur se lidhjet humanitare formojnë bazën e marrëdhënieve të mira midis vendeve dhe popujve tanë, ndërsa performanca e baletit në akull është një nga shembujt e tillë të shkëlqyer.

Ambasadori nënvizoi unikalitetin e këtij eventi: baleti në akull pasqyron veçantitë e vendit tonë duke ndërthurur dy simbolet e tij ndërkombëtare: baletin dhe patinazhin artistik. Trupa e Baletit në Akull është e vetmja trupë teatrore në botë, e cila interpreton kryeveprat klasike të baletit në skenën e akullit.

Shfaqja u shoqërua me duartrokitje të mëdha nga ana e spektatorëve, të cilët mbushën plot sallën e Pallatit të Kongreseve. (Thanas Mustaqi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ “Zgjedhjet e Jashtëzakonshme” në Republikën imagjinare të Ilir Metës
Previous article ZGJODHI TË PËRFAQËSOJË KOMBËTAREN/ 8 gola në një ndeshje, kush është shqiptari që kualifikoi Zvicrën

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT