Shqipëria e inaguroi stadiumin, kjo ishte një ndeshje historike ku ia vlen të theksohet atmosfera elektrizuese në shkallët e ‘shtëpisë së re’, pamje që nuk ishte parë asnjëherë më parë në një ndeshje të kombëtares.
Kuqezinjtë mbyllin kualifikueset e EURO 2020 në grupi H në vendin e katërt në kuotën e 13-të pikëve, ndërsa në vend të parë renditet Franca, e ndjekur nga Turqia dhe Islanda.
Por kryefjala e këtij evenimenti nuk ishte ndeshja por stadiumi ose e quajtur ndryshe “foleja” e re e kombëtares shqiptare. Ajo që u vu re tjetër ishte se stadiumi ishte plot e përplot me tifoz që mbështesnin kombëtaren.
AlpeNews.al ka siguruar numrin e saktë të tifozëve që ishin te pranishem ne stadium, të cilët arrijnë në 21.686 pjesmarrës.
Shikoni foton e mëposhtme
/AlpeNews.al