Modelja Kejvina Kthjella kërkon nga gjykata rikthimin e telefonit që iu sekuestrua nga prokuroria në kuadër të hetimeve që u po zhvillohen për zbulimin e autorëve të atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja. Ankimi është depozituar më datë 13 nëntor nga avokati Besnik Cerekja, që mbron edhe Redjan Rrajën. Kërkesa e modeles do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shkira tek Krimet e Rënda.
Kejvina Kthjella, velinë në një emision televiziv, dhe tashmë modele rezultoi se kishte kontakte të shumta, telefonata e mesazhe me Redjan Rrajën, personin që u arrestua nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit, ku pavarësisht provave bindëse për prokurorinë, 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje. Kejvina Kthellës iu sekuestrua telefoni dhe u mor në pyetje si person që mund të ketë dijeni për ndonjë konflikt të Rrajës për shkak se komunikimet e saj kanë qenë të shpeshta, ndërsa mësohet se gjithçka është zbuluar pas ekzaminimeve në telefonin e 34-vjeçarit.