• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UAU, DUA TË SHKOJ…”/ Edi Rama zbulon mesazhet me Murinjon për stadiumin
Home
Politikë

“UAU, DUA TË SHKOJ…”/ Edi Rama zbulon mesazhet me Murinjon për stadiumin

17 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti edhe ai fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të stadiumit “Air Albania”, krahas AlpeNewsArmand Dukës e Aleksander Ceferin.

Rama zbuloi në fjalën e tij mesazhet që kishte shkëmbyer me Zhoze Murinjon, si dhe nuk i mungoi thumbat për kritikët e stadiumit.

“’Uau, stadium i shkëlqyer. Duhet të shkoj aty’ – ky ishte mesazhi që më çoi Zhoze Murinjo, një vizitor shumë special i stadiumeve më spektakolare të botës. Unë u përgjigja, se në realitet ky stadium është më i mahnitshëm se sa nga mund të duket nga dritarja e telefonit. E kam pritur këtë moment prej vitesh. E kam ëndërruar gjatë, ditën kur shqiptarët nuk do hynin në një nevojtore futbolli, për të mbështetur kombëtaren. E kam dëshiruar prej kohësh, mbrëmjen kur kuqezinjtë do kishin një shtëpi të denjë. Ndihem i privilegjuar që u dha mundësia ta kthejmë një ëndërr sa të bukur, por edhe të largët, në realitetin e kësaj mbrëmje ku jemi mbledhur sonte.

Pa diskutim, ky privilegj nuk do ishte i mundur pa disa të tjerë. Duke filluar nga presidenti Duka, që i jam mirënjohës për mirëkuptimin e tij ndaj ekzigjencave të mia estetike. Duke vijuar me arkitektin Marko Kasamonti. Kjo vepër pa të sharë, është sharë shumë në fakt, ende pa u shfaqur nga Kasamonti. Siç janë sharë në historinë e zhvillimit, qytetet e arkitekturës plot kryevepra, dhe në vende më të përparuara se i yni. Llafet e atyre i ka marrë gjithmonë era, ndërsa veprat janë ato që mbeten në histori.

Ne kemi bërë më shumë se një stadium futbollistik për të dielat e futbollit në Shqipëri, apo për ndeshjet e Kombëtares, kemi krijuar edhe një gravitet të ri social për Tiranën, ku do ketë jetë gjatë gjithë javës. Disa që e përqeshin këtë stadium, kujtojnë se na vënë në pozitë të vështirë me epitetin ‘qendër tregtare’. Zoti i faltë ata se nuk dinë çfarë thonë. Por, stadiumet në çdo vend të botës synojnë jetën 24 orë, në 7 ditë të javës, jo vetëm kohën kur fryn bilbili. Dhe ky stadium i përket kësaj gjenerate objektesh. Krijojnë të ardhura dhe punësim.

Stadiumi është i ri, por mban gjithçka që ishte pjesë e trashëgimisë, që u ruajt me një kujdes të jashtëzakonshëm. Por, edhe historike për futbollin, ku mban emrat e Panajot Panos, Fatmir Frashërit dhe Vasillaq Zërit, në tribunat e tij.

Tani, stadiumi ka jetën e vet, dhe u përket brezave që do vijnë, qytetarëve të Tiranës, dhe turistëve të kryeqytetit. Ky është një monument që do jetë në hartën turistike të Tiranës.” – përfundoi kryeministri Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK SHKON NË STADIUM/ Meta sheh ndeshjen nga shtëpia... bashkë me Sashën: Duke shpresuar
Previous article SHQIPËRI-FRANCË/ Rast i pastër, shikoni çfarë humbin Hysaj dhe Gjimshiti (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT