• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZYRTARE/ Ja kontrata dhe emrat e tribunave të “Air Albania Stadium! FSHF zgjedh 3 legjenda dhe një hero
Home
Sociale

ZYRTARE/ Ja kontrata dhe emrat e tribunave të “Air Albania Stadium! FSHF zgjedh 3 legjenda dhe një hero

15 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar pak çaste më parë detajet e marrëveshjes me kompaninë “Air Albania Stadium” si dhe ka rrëfyer përzgjedhjen e kompanisë fituese, ku garuan pikërisht kompania e fluturimit dhe “Bolv Oil”. Kontrata do jetë 5-vjeçare, ndërsa tribunat do të quhen: ajo qëndrore “Qemal Stafa”, në nder të heroi të luftës dhe emrit të vjetër të stadiumit, tribuna përkarshi “Panajot Pano” në nder të legjendës së Partizanit, tribuna jugore do quhet “Vasillaq Zëri” në nder të legjendës së Dinamos, dhe ajo veriore “Fatmir Frashëri” në nder të të legjendës së Tiranës.

Njoftimi i federatës:

Qendra Sportive Kuq e Zi Sha njofton opinionin publik për përfundimin e procesit të përzgjedhjes së partnerit për të drejtat e emrit të stadiumit.

Në këtë proces pati 2 oferta financiare konkrete dhe 4 shprehje interesi. Ofertuesit ishin kompania ajrore Air Albania dhe kompania e njohur e karburanteve Bolv Oil.

Këshilli i Administrimit i Qendra Sportive Kuq e Zi sha, në vlerësim të ofertave vendosi të përzgjedh shoqerinë Air Albania Shpk, përzgjedhje e cila u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve (75% Federata Shqiptare e Futbollit dhe 25% Ministria e Financave dhe Ekonomisë).

Përfitojmë nga rasti të falenderojmë gjithashtu edhe kompanitë Bolv Oil, Sigal Uniqa Group Austria dhe Vodafone Albania për shprehjen e interesit për të qenë edhe ata sponsor të stadiumit të ri.

Dje u nënshkrua kontrata e sponsorizimit mes palëve Qendra Sportive Kuq e zi dhe Air Albania, sipas të cilës kompania ajrore Air Albania do të ketë të drejtën e vënies së emrit ‘Air Albania Stadium’.

Pra që nga sot e deri në përfundim të kontratës 5 vjecare stadiumi do të quhet Air Albania Stadium.

Shoqëria Air Albania shpk është krijuar në vitin 2018, me aksioner kryesor Turkish Airlines (49%), duke qenë në këtë mënyrë përfaqësuesi zyrtar i gjigandit botëror të fluturimeve në tregun shqiptar. Shteti shqiptar gjithashtu zotëron 10% të aksioneve të shoqerise, me anë të Albcontrol Sha.

Ndërkaq Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendra Sportive Kuq e zi ka vendosur që Tribunat e stadiumit të marrin emrat e personaliteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar, si vijon:

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.

– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.

– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.

– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.

Në këtë mënyrë jo vetëm respektohen këto personalitete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmonë kujtesa historike e stadiumit të vjetër.

Ne e vlerësojmë këtë marrëveshje të arritur me Air Albania si një ndihmëse të rëndësishme për mirëmbajtjen në standarde bashkëkohore të këtij kompleksi, dhe aspak si një marrëveshje biznesi. Të ardhurat që do gjenerohen nga kjo kontratë do jenë të dedikuara për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe për moderniziminin e stadiumit me të rejat më të fundit të teknologjisë.

Inaugurimi i shtëpisë së re moderne të Futbollistëve Kuq e Zi është padyshim një moment historik dhe i gëzueshëm për të gjithë.

Ju ftojmë në “Air Albania Stadium” për të mbështetur kombëtaren dhe njëkohësisht për të parë nga afër ndryshimin e madh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MËSOJINI TANI/ 6 gënjeshtrat e zakonshme që thonë burrat dhe gratë i besojnë
Previous article ''MA KENI BËRË SAMANTËN SI DASHNORE!'' Ronela Hajati flet për sherrin me ish-shoqen

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT