• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM: Paniku i Ilir Metës dhe përse sulmon gjyqtarin Dvorani?
Home
Politikë

SHËNIM: Paniku i Ilir Metës dhe përse sulmon gjyqtarin Dvorani?

15 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Paralajmërimi i Ilir Metës për të paditur në Prokurori kryetarin e KED, Ardian Dvorani, bazohet në një interes konkret procedurial të Ilir Metës, në shpresën për t’i pamundësuar atij rikandidimin për në krye të KED vitin që vjen.

Paralajmërimi është bërë sot, ndërsa në zyrat e Ilir Metës ka shkuar lista e re e KED për vitin 2020, ku Dvorani është sërisht i vetmi gjyqtar.

Duke shpresuar t’i hapë padi penale, Ilir Meta shpreson të përdoret kaluzola që personat nën hetim nuk mund të zgjidhen në KED.

Kaq e thjeshtë është zhurma e tij për padi penale kundër Dvoranit, edhe pse nuk ka asnjë argument, pse Prokuroria të mbështesë hapjen e procesit.

Por mbi të gjitha, me Dvoranin, Metën e lidh vendimi në pakicë i tij, në gjyqin ndaj Metës.

Në shënimin e tij, Dvorani ka theksuar se Meta është mbrojtur me heshtje në gjykatë.

Ai nuk ka patur guximin të ballafaqohet me faktet, por ka heshtur si çdo mafioz në gjyq, që trembet nga klauzola se çfarëdo që të thotë, mund t’i përdoret kundër.

Ilir Meta është i vetmi zyrtar i lartë i shtetit shqiptar që nuk është mbrojtur dot në gjyq, përveçse ka shqiptuar gjeneralitetet para trupit gjykyes.

Kjo është mënyra se si çdo mafioz mbrohet para gjykatës.

Dhe fakti që Dvorani në vendimin e pakicës ka argumentuar  se si u bë kurthi procedurial, që ai të dilte i pafajshëm, përbën të vetmen provë krimi të tij kundër Ilir Metës.

Nga ana tjetër, nxitimi i Ilir Metës për të përdour sekretarët dhe nëpunësit e Gjykatës Kushtetuese që bëjnë sikur shpallin Gjykatë Kushtetuese, është thjesht ilustrimi i panikut të tij nga ngritja reale e Gjykatës Kushtetuese.

Deklaratat e shpërndara nga njerëzit e tij në Gjykatë Kushtetuese, që gjoja kanë bërë konstituim dhe kanë pranuar kush është e ligjshme dhe e paligjshme, janë vazhdim i shkeljeve të tij të rënda kushtetuese, që duhet t’i mbahen shënim në ditën e shkarkimit.

Gjykata Kushtetuese ka sot pesë anëtarë, por njëra nga të pestat nuk është Marsida Xhaferllari, por Arta Vorpsi.

Dhe ata që kanë bërë dje humor me noterin, që është një instrument ligjor, tani të mos na kthejnë në kryetar Gjykate Kushtetuese rojet e derës së Gjykatës, për të shpërndarë lajme të rreme në shtyp.

Është e qartë që Ilir Meta po vepron nën panik. Nën panik kërkon të eleminojë Dvoranin nga gara, nën panik kërkon të shpallë Xhaferllarin anëtare Gjykate, nën panik kërkon të ngrejë një gjykatë paralele nga Gjykata Kushtetuese që po ngrihet, nën panik bën thirrje për rrëmbim armësh, e kështu me radhë.

Larg qoftë se nën panik njeriu çfarë nuk bën, ndaj është mirë ta marrë më me qetësi dhe dashuri këtë punë. /TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''MA KENI BËRË SAMANTËN SI DASHNORE!'' Ronela Hajati flet për sherrin me ish-shoqen
Previous article ''TË NDRYSHON JETËN''/ Elita flet për eksperiencën e të pasurit një fëmijë

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT