• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË SHKELJE TË KUSHTETUTËS/ “Zëri i Amerikës”: Parlamenti miratoi rezolutën, “dekreti i Metës për Xhaferllarin, nul”
Home
Politikë

NË SHKELJE TË KUSHTETUTËS/ “Zëri i Amerikës”: Parlamenti miratoi rezolutën, “dekreti i Metës për Xhaferllarin, nul”

15 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në Shqipëri parlamenti miratoi sot një rezolutë sipas së cilës dekreti me anë të të cilit presidenti Ilir Meta ka emëruar ai anëtare në Gjykatën Kushtetuesa zonjën Marsida Xhaferllari “është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë”.

Zoti Meta e emëroi zonjën Xhaferllari, pasi kishte kaluar afati 30 ditor që ligji për Gjykatën Kushtetuese ia njeh atij si afat brenda të cilit mund të zgjedhë një nga 3 kandidatët e renditur të parët në listën që i dërgohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

Sipas rezolutës së parlamentit, presidenti “ka shkelur njëkohësisht jo vetëm afatin prekluziv brenda të cilit duhej të emëronte gjyqtarin kushtetues, por ka emëruar si gjyqtar një kandidat që është listuar në vendin e katërt sipas vendimit të KED-së. Presidenti ka marrë në mënyrë abuzive kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është i vetmi organ që ka kompetencën e renditjes së kandidatëve sipas Kushtetutës dhe ligjit”.

Rezoluta vlerëson se “duke vepruar në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe të ligjit dhe në mungesë të kompetencës, Presidenti ka kryer një akt të paprecedent duke tentuar të pezullojë një proces kushtetues me procedura ligjore administrative. Presidenti ka tentuar të bllokojë emërimin/zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që sjell zvarritjen e rifillimit të funksionimit të kësaj Gjykate. Për më tepër, ky veprim synon të ndikojë në cenimin e pavarësisë së këtij institucioni, nëpërmjet ndërhyrjeve antikushtetuese në procedurat e emërimit të gjyqtarëve të kësaj Gjykate”.

Me anë të rezolutës, parlamenti i bën thirrje Gjykatës Kushtetues të mos e zbatojnë “dekretin nul të presidentit” si dhe që të mundësojë fillimin e detyrës, për zonjën Arta Vorpsi, e cila sipas vendimit të KED-së botuar në Fletoren Zyrtare, është emëruar automatikisht duke qenë e renditura e para në listën dërguar presidentit.

Në ndërhyrje e tij në seancën e sotme të jashtëzakonmshme të parlamentit, kryeministri Edi Rama u shpreh me ton të forta ndaj Kreut të shtetit. “Asnjë vendi nuk mund t’i bie taksirati të ketë një president si Ilir Meta, dhe duhen marrë masa ligjore kushtetuese, për të krijuar të gjithë mekanizmat zhbllokues ndaj çdo akti brutal të atij që zyrën e presidentit e ka kthyer në zyrë për të shantazhuar parlamentin, ndërkombëtarët, popullin shqiptar”, deklaroi zoti Rama.

Po me tone të ashpra foli dhe presidenti Meta në një prononcim për gazetarët, ndërsa kishte nisur në parlament seanca e jashtëzakonshme. “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ka vetëm një garant të padiskutueshëm dhe të pacenueshëm në integritetin e vet, që është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë! Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura! Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë! Do të jetë detyrë e Presidentit të Shqipërisë dhe e popullit të Shqipërisë që t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore dhe të gjithë shërbëtorëve e skllevërve të tyre, kudo ku janë”, deklaroi zoti Meta. /Voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKENCA E THOTË/ Nëse keni një qen në shtëpi, zemra juaj është më e shëndetshme
Previous article HIDHINI NJË SY/ Këpucët më të përshtatshme për çdo model xhinsesh

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT