• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I TAKON SERBISË TË VENDOSË…”/ Stoltenberg: Një partner i ngushtë i NATO-s
Home
Uncategorized

“I TAKON SERBISË TË VENDOSË…”/ Stoltenberg: Një partner i ngushtë i NATO-s

15 November, 2019 k.autor Rajon, Uncategorized

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se i takon Serbisë të vendosë se çfarë lloji të teknologjisë dëshiron të ketë.

I pyetur nga Zëri i Amerikës për shqetësimet në rritje në lidhje me rolin e Kinës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kur bëhet fjalë për teknologjinë e saj 5G, Stoltenberg tha se ekzistojnë kushte që NATO-ja u kërkon vendeve anëtare sa i përket teknologjisë 5G, mirëpo sipas tij, kjo nuk vlen për vendet që nuk janë anëtare të Aleancës.

“Ne mund t’i këshillojmë ata, por varet nga Serbia që të vendosë se çfarë lloj telekomunikacioni dëshiron dhe si e organizon infrastrukturën e saj civile. Ne e mirëpresim faktin që Serbia është një partner i ngushtë i NATO-s. Ne po bashkëpunojmë me Serbinë”, tha Stoltenbeg.

5G është gjenerata e fundit e teknologjisë së internetit që ofron për përdoruesit qasje në internet me një shpejtësi shumë më të madhe sesa ofrohet aktualisht.

Mirëpo, ekzistojnë shqetësime në shumë vende, që Kina po e përdorë këtë teknologji për qëllime qeveritare dhe për të spiunuar përdoruesit.

Kompania kineze e teknologjisë Huawei po synon të investojë më shumë në tregun serb.

Më 4 tetor, gjatë një vizite në Kinë, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka shfaqur shpresën që kompania kineze e teknologjisë Huawei të vendosë për hapjen e qendrës së të dhënave për Evropën Juglindore në Kragujevc të Serbisë.

Në muajin maj, Uashingtoni e përfshiu në listë të zezë Huawei-n, duke pretenduar se kompania kineze është përfshirë në aktivitete në kundërshtim me sigurinë kombëtare të SHBA-së, ose interesat e politikës së jashtme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MËSOJINI TANI/ 5 rregulla strikte që Kate Middleton i ka mësuar nga të qenit dukeshë
Previous article PËRPLASJA ME KREUN E KED/ Meta kallëzon penalisht Ardian Dvoranin: Do shkoj të hënën në Prokurori

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT