• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA ME KREUN E KED/ Meta kallëzon penalisht Ardian Dvoranin: Do shkoj të hënën në Prokurori
Home
Politikë

PËRPLASJA ME KREUN E KED/ Meta kallëzon penalisht Ardian Dvoranin: Do shkoj të hënën në Prokurori

15 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme deklaroi se ditën e hënë do të kallëzojë penalisht kreun e KED, Ardian Dvorani.

“Vendimin tim për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrën kryetar i KED-së me adresë gjykata e Lartë.

Unë presidenti akuzoj Dvoranin për këto vepra; shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetëtore, baza ligjore kushtetuta e Shqipërisë. Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë.

Veprimet dhe mos veprimet e Dvoranit kanë cënuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 

Pasi kam konstatuat veprimet dhe mos veprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, bazuar në nenet  281 Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësimi  detyrës shtetëtore apo titulli.

Gjatë detyës ai me dashje ka shpërdoruar funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz.

KED krijimin e katër listave i ka bërë në mënyrë të njëkohshme brenda të njëjtës datës 21 shtator dhe numërtimi është i alternuar sipas radhës së shpalljes. 

KED i cili është organ kolegjial, jo personal, askush nuk merr dot vendime personale dhe që funksionon në bazë të ligjit, në mbledhje të datës 21 shtator nuk ka marrë vendim mbi kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave për Presidentin apo Kuvendin. Kryetari i ka përcjellë vetë listat për plotësimin e dy vakancave për njëherë.

KED nuk mori vendim për mënyrë e dërgimit të listave apo kohën, por ky veprim është kryer në mënyrë individuale dhe të qëllimshme nga kryetari i KED-së, ndërkohë që ka si detyrë vetëm për të nënshtruar aktet. I gjendur përballë kësaj situata për dy lista njëherazi, Presidenti iu drejtua kryetarit të KED për informacion nëse ia kishte përcjellë edhe Kuvendit listat për dy vendet vakante. 

Kryetari i KED-së informoi ka përcjellë dhe dorëzuar pranë Kuvendit listat përfundimtare. Pra katër vakancat Këshilli i ka miratuar në një ditë dhe zotëria, në titullin personal në vend që të respektonte kronologjinë, Presidentit ia dërgon më parë dhe Kuvendit vetëm atë që Presidenti e pyet, po Kuvendit?

Edhe ai thotë po ia cova. Kryetari i KED-së 6 ditë pasi ia dërgoi Presidentit ia coi Kuvendit për plotësimin e dy vakancave. Pse janë dërguar dy lista njëherazi të presidenti dhe pse u vonuan me një javë diferencë te Kuvendi.

 Pra secili mund të bëjë pyetjen, kur KED katër listat i ka renditur në një ditë dhe që e di mirë radhën, pse ja con Presidentit përpara dhe Kuvendit atë ditë që i shkroi Kuvendit. 

Në rastin më të keq, cdo budalla mund të thotë pse nuk ua dërgoi në të njëjtën ditë dhe të ishte afati 30 ditë për dy palët që të detyroheshin të merreshin vesh“ deklaroi Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I TAKON SERBISË TË VENDOSË..."/ Stoltenberg: Një partner i ngushtë i NATO-s
Previous article MOS I HUMBISNI/ Ja si u veshën yjet në CMA Awards (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT