• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MBAJT “E BURGOSUR” NGA XHAXHAI/ U dhunua dhe u la pa bukë…zhduket 17-vjeçarja! Motra: Babai s’interesohet…
Home
Aktualitet

U MBAJT “E BURGOSUR” NGA XHAXHAI/ U dhunua dhe u la pa bukë…zhduket 17-vjeçarja! Motra: Babai s’interesohet…

15 November, 2019 k.autor Aktualitet

Pranvera Myrtaj nëna dhe motra Bardha Myrtaj erdhën sonte në emisionin “Pa Gjurmë” për të kërkuar Zogë Myrtajn, adoleshenten që humbi kontaktet me familjen e saj në shtator të vitit 2013 nga qyteti i Shkodrës.

Familja Myrtaj ka 5 fëmijë, dhe Zoga, është vajza e madhe e tyre. Kohën më të madhe  familjarët e kalonin në Bjeshkë për shkak se atje, nxinin mjaftueshëm të ardhura. Zoga vendosi që pas shumë kohësh në Bjeshkë, të kthehej për një vizitë në familjen e xhaxhait të saj Ymer Myrtaj, në qytetin e Shkodrës, në zonën e njohur si Ura e shtrenjtë. Kthimi për pak kohë, do të ishte argëtim  me bashkëmoshatarët e saj. Në atë kohë, babai i Zogës, rezulton të jetë duke kryer dënimin me burg prej 14 muajsh dhe për këtë arsye, personi që do të kthehej në Shkodër pas 2 javësh, për të marrë Zogën ishte vëllai i madh i saj, Selimi. Por me të mbërritur në shtëpinë e xhaxhait të tij, Ymerit, Selimi përballet me një fakt tronditës, pasi mëson se prej një jave, motra e tij ishte larguar nga shtëpia dhe se askush nuk kishte asnje informacion për të.

https://youtu.be/D0hneTcHjcY

Madje, asnjë pjesëtar i familjes së xhaxhait nuk e kishte lajmëruar Selimin, apo familjen e tij për këtë fakt. Një informacion rrjedh më vonë nga vajza e Ymerit, e cila i tregon Pranverës, nënës së Zogës, së Ymeri e kishte lënë dy ditë pa ushqim dhe se e kishte dhunuar shpesh herë derisa Zoga ishte larguar. Por Ymeri e mohon  vazhdimisht këtë pretendim

“E ka izoluar xhaxhai, e ka lënë pa bukë dhe është detyruar që të hidhet nga dritarja që të shpëtojë. Vajza e xhaxhait nga tregoi. Është 18-vjeçe. Më ka thënë e ka “rrahur baba , e ka lënë 2 ditë pa hëngër, ka ardhur i dehur nga Shkodra dhe ka dhunuar vajzën e tij”, atëherë ne se kemi parë më. Jo nuk interesohet hiç babai. Janë racë e egër. Xhaxhai na ka rrah shpesh, edhe fëmijët e tij, edhe nusen e vet. Motra di të shkruaj vetëm emrin”, tha Bardha.

Ndërsa babai, i cili vazhdonte të qëndronte në burg, njoftohet 10 muaj më vonë për largimin e vajzës së tij, lajm ky të cilin e merr nga bashkëshortja Pranvera, dhe jo nga vëllai i tij e cili e takonte atë çdo javë. Që nga shtatori  vitit 2013, asnjë denoncim në Polici  nuk është bërë për  Zoga Myrtaj, e cila rezulton të ishte vetëm 17 vjece. Ndërkohë, problemet mesfamilje së Zogës dhe xhaxhai nuk kanë të sosur. Për shkak të një debati për pronën, vëllai i madh, Selimi kryen një dënim prej 5 vitesh me akuzën plagosje me armë. Por sipas nënës së tij, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, dhe së nuk është e vërtet që djali i saj ka kryer një veprim të tillë.

“Kur ka dalë nga burgu burgu…i kam thënë “vajzën e madhe nuk e kam më. M tha “Ku është”? I thashë “nuk është, mos pyet më”. Nuk i ka thënë asgjë, nejmë e dalim; flasim e qeshim; I kanë rrah disa herë…Nuk interesohet për atë punë. Djali ndodhet në burg se ka plagosur xhaxhanë. Kemi pasur më herët një konflikt pronësie. E ka plagosur më vonë pasi të dhunoi vajzën. Nuk na lejojmë të mbajmë celular. Edhe këtu ai nuk e di që jemi. I kam thënë se do t’i bie mbrapa që të merr vetë për gocën’, u shpreh mamaja e Zogës.

Por vetëm një vit e gjysmë më parë, mbërrin  një letër mbërrin në shtëpinë  e tyre. E në të, shkruhej:”Jam mirë , mendoj sa më parë të Bashkohem  me ju  dhe ndodhem në një vend shumë të sigurt.  Me dashuri Zoga!“ E bashkë me këtë fjali të pritur prej vitesh nga familjarët gjendej një foto e Zogës e realizuar, ndoshta pak kohe para se të niste letrën.

Informacionet e mbërritura në redaksinë e Report Tv
Një emigrant nga Greqia pretendon se ka parë Zogën në Greqi, në fshatin Kavalla. Ai tregon se ka pasur mundësinë që të të flasë me të dhe i ka treguar se në Shqipëri është dhunuar, ka pasur probleme me familjen. Ajo punonte si kameriere. Personi shprehet se e ka takuar para katër ditësh.

Një tjetër informacion e vjen nga Italia, ku një person pretendon se e ka parë në shtetin fqinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ Gjendet i pajetë një burrë tek "Brryli"
Previous article "BETEJA" PËR NJË VEND/ Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari mbërrijnë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT